in

Dënimi i Berlusconit. 4 orë në javë punë vullnetare

Gjithsej 168 orë – plot 7 ditë!!! – punë vullnetare në 10 muaj e gjysmë

Romë, 15 prill 2014 – Mbërriti më në fund vendimi i gjykatës së Mbikëqyrjes së Milanos mbi mënyrën e shlyerjes së dënimit nga i dënuari i famshëm për mashtrim fiskal Silvio Berlusconi.

Do të bëjë punë vullnetare pranë një qendre për të moshuarit. Jo përditë, vetëm 4 orë në javë. Pjesën tjetër të kohës duhet ta kalojë në Lombardi. Por jo të gjithën, nga e marta në të premte mund të shkojë në Romë. Duhet të kthehet në shtëpi brenda orës 23.00. Këtë duhet ta bëjë përditë, ama.

Aktivitet politik? Mund ta bëjë sa të dojë, në Romë e në Lombardi, me kërkesë të tijën, mund të shkojë edhe në ndonjë qytet tjetër për të mbajtur ndonjë miting.

Ky është dënimi që 77 vjeçari Silvio Berlusconi duhet “të vuajë” për mashtrim fiskal me të drejtat televizive, vepër penale për të cilën është dënuar me vendim të formës së prerë, veç qëndrimit larg posteve publike për dy vjet edhe me katër vjet heqje lirie, tre prej të cilëve të zbritur falë amnistisë së fundit e që nuk shkon në burg por duhet të shlyejë periudhën e dënimit me forma alternative. Me arrrest shtëpie apo pranë shërbimeve sociale.

Arresti shtëpiak do të ishte problem për Berlusconin potikan sepse nuk do t’i mundësonte aktivitetin politik. Ndaj vendimi i marrë sot nga Gjykata e Mbikëqyrjes e Milanos, nuk ka si të mos i pëlqejë.

Shqiptari i Italisë
(Ndiqni Shqiptariiitalise.com edhe në Facebook dhe Twitter)

Facebook dhe 100 superheronjtë që luftojnë racizmin

Pistoia. 20 vjet burg G. Haxhillarit dhe 16 vjet F. Krajës për vrasjen e famullitarit