in

Dënohet norvegjezi Breivik. “Është mendërisht i shëndetshëm, 21 vjet burg”

Mbyllet procesi gjyqësor ndaj vrasësit norvegjez. Vrau 77 persona sepse “promovonin multikulturalizmin”

Romë, 24 gusht 2012 – Sot paradite gjykata e Oslo ka deklaruar se Anders Behring Breivik, autori i masakrave të verës së shkuar në Oslo dhe Utoya ku vrau 77 persona e plagosi 240 të tjerë është mendërisht i shëndetshëm. Dhe i kanë dhënë dënimin maksimal të parashikuar nga ligjet norvegjeze: 21 vjet. Por gjithnjë sipas sistemit ligjor të vendit nordik, edhe pas 21 vjetëve ai mund të mbahet mbyllur në burg nëse konsiderohet akoma i rrezikshëm për shoqërinë.

Edhe vetë Breivik kishte kërkuar të merrte maksimumin dënimit, pasi kishte deklaruar se do të paraqiste ankimim nëse do ta shpallnin të sëmurë mendor.

Gjatë gjyqit Breivik nuk ka shprehur asnjëherë pendesë për krimin e kryer. “Do të bëja gjithçka njësoj” është shprehur në një nga seancat, sepse sipas tij viktimat “nuk ishin të pafajshëm, por aktivistë politikë që promovonin multikulturalizmin”. “Kam vepruar për mbrojtjen e ligjshme të popullit dhe të kulturës së vendit tim” është shprehur ai.

Lexo edhe:
Legisti Borghezio mban anën e xhelatit norvegjez
Ndërhyrjet e NATO-s në Serbi, ndër “arsyet” e përbindëshit norvegjez

E zë gjumi, bën vajtje ardhje me të njëjtin avion

Foshnja e sëmurë. Nga Tirana në spitalin Bambino Gesù të Romës