in

E zë gjumi, bën vajtje ardhje me të njëjtin avion

Lahore-Paris-Lahore, sepse e kishte zënë gjumi në avion dhe askush nuk e kish vënë re

Ndodh edhe kështu: të të zërë gjumi në avion e të zgjohesh kur avioni tashmë ka mbërritur sërish nga ish nisur. Një gjë e tillë i ka ndodhur një francezeje, sipas të përditshmes franceze “Le Figaro”.

Patrice Christine Ahmed, një shtetase franceze e martuar me një pakistanez, ishte duke udhëtuar me linjën e ”Pakistan International Airlines” (PIA).

Gruan e zuri gjumi pak përpara mbërritjes në aeroportin “Charles des Gaulles” në Paris dhe gjatë dy orëve të qëndrimit të avionit në tokë, ajo vazhdoi të flinte.

Ahmed u zgjua vetëm në mbërritjen në Lahore, me bindjen se sapo kishte mbërritur në Paris dhe u shtang kur e pa veten të përfundonte e pyetur nga policia pakistaneze e kufirit, që fillimisht e trajtoi si një ilegale.

Pas disa orësh qëndrimi në Lahore, gruaja u nis në një tjetër fluturim në Paris, këtë herë e kujdesshme të qëndronte me sytë hapur në mbërritjen në kryeqytetin francez.

Aktualisht, një hetim është duke u zhvilluar për të kuptuar sesi ka mundësi që asnjë anëtar i ekuipazhit apo i personelit të pastrimit nuk kuptoi se një person kishte mbetur në avion pas uljes. Aq më tepër që në fluturime është rregull që të gjithë udhëtarët duhet të jenë të zgjuar gjatë fazës së ngritjes dhe uljes së aeroplanit.

“Il rumeno ha bisogno di un trapianto? Se ne torni nel suo paese!”

Dënohet norvegjezi Breivik. “Është mendërisht i shëndetshëm, 21 vjet burg”