in

Dhjetë mijë ardhje për të marrë një profesion në Itali

Përcaktohet numri maksimal i vizave që do të lëshohen. Kërkesat në konsullata, por vetëm për kurse dhe stazhe të miratuara nga krahinat. Kush do të hyjë në Itali në këtë mënyrë do të marrë një lejqëndrim për studime

Romë, 26 shtator 2012 – Edhe këtë vit, dhjetëmijë të huaj do të mund të vijnë në Itali për të marrë një profesion. Praktikisht për të ndjekur kurse formimi profesional apo stazhe formimi dhe orientimi.

Kufiri maksimal i vizave të hyrjeve është përcaktuar nga një dekret fluksesh në miniaturë i firmosur më 12 korrik nga ministri i Punës dhe e Politikave Sociale Elsa Fornero dhe i botuar më 15 shtator në Gazetën Zyrtare.

Dekreti dallon dy kategori hyrjesh:
– Pesëmijë hyrje do të jenë për ata që marrin pjesë në kurse formimi, të organizuara nga ente të akredituara, që mund të zgjasin 2 vjet e që duhet të parashikojnë lëshimin e një kualifikimi apo të një dëshmie mbi kompetencat e fituara.
– Pesë mijë hyrjet e tjera (të ndara sipas Krahinave e provincave autonome) do të jenë për ata që duan të bëjnë stazhe, që duhet të zhvillohen sipas një projekti të miratuar nga autoritetet kompetente, të ndryshme nga Krahina në Krahinë.

Të huajt që duan të përfitojnë nga ky dekret fluksesh duhet të paraqiten në konsullatën italiane në vendlindje ku, bashkë me kërkesën e vizës, të dorëzojnë edhe dokumentacionin lidhur me kursin apo stazhin që do të ndjekin në Itali.

Kush vjen në Itali përmes këtij kanali ka të drejtën e një lejeje qëndrimi për studime që mund të konvertohet në leje për punë vetëm nga ata, që në fund të kursit apo të stazhit do të gjejnë një punëdhënës të gatshëm për ta punësuar, por sidoqoftë në brendësi të kuotave për konvertimet që qeveria përcakton me dekretet e zakonshme të flukseve.

Elvio Pasca

Ndarja sipas Krahinave e provincave autonome e kuotave të hyrjes të shtetasve të huaj për të bërë një stazh formimi e orientimi

Krahina                                              Kuota
ABRUZZO                                            50
BASILICATA                                         30
CALABRIA                                           50
CAMPANIA                                          70
EMILIA ROMAGNA                            800
FRIULI VENEZIA-GIULIA                   400
LAZIO                                                 300
LIGURIA                                             300
LOMBARDIA                                       800
MARCHE                                             300
MOLISE                                                30
PIEMONTE                                         400
PUGLIA                                                50
SARDEGNA                                         50
SICILIA                                                 50
TOSCANA                                           400
UMBRIA                                               30
VALLE D’AOSTA                                  30
VENETO                                             800
Provincia Autonoma di BOLZANO       30
Provincia Autonoma di TRENTO          30
TOTALE                                            5.000

Rihapet klasa e parë multietnike e rrugës Paravia në Milano

Si të vish në Itali për kurse apo stazhe profesionale