in

Rihapet klasa e parë multietnike e rrugës Paravia në Milano

Ndër nëntëmbëdhjetë fëmijët e regjistruar, vetëm dy janë bij italianësh. Drejtori i zyrës provinciale të arsimit: “Do të na ndihmojë komuna e Milanos, por është vetëm një eksperiment”

Romë, 26 shtator 2012 – Rasti më simbolik i shkollës italiane multietnike është klasa e parë fillore e institutit Lombardo Radice të rrigës Paravia në Milano, e lagjes multietnike San Siro. Këtë vit shkollor ndër 19 nxënës që hynë në klasë, 17 janë bij të huajsh, thuajse që të gjithë të lindur e të rritur këtupor që nuk kanë shtetësinë italiane.

Një vit më parë, pikërisht numri i lartë i fëmijëve të huaj të regjistruar kishin shtyrë zyrën shkollore provinciale të mos formonte një klasë të parë filloreje duke aplikuar në mënyrë të shtrënguar kufirin maksimal të 30% të nxënësve joitalianë të vendosur nga ish ministri i arsimit Mariastella Gelmini. Madje edhe gjykata i dha të drejtë drejtorisë së arsimit, duke hedhur poshtë kërkesën ankimuese të disa prindërve.

E njëjta gjë u verifikua edhe këtë vit, me rrezikun që shkolla të mbyllet fare pas disa vjetësh. Por ndërhyrja e bashkisë së Milanos shtyu drejtorinë provinciale të arsimit të provojë atë që drejtori i saj Giuseppe Petralia paraqet si një eksperiment.

“Ky do të jetë një vit pritjeje. Komuna e Milanos më ka garantuar të ndërhyjë në favor të integrimit e për t’i dhënë hov të ri shkollës. Lejova që të hapet klasa e parë, por nëse gjërat nuk shkojnë si m’u premtuan – paralajmëron Petralia – jam gati ta mbyll këtë përvojë”.

EP

Il ministro norvegese della cultura? Una giovane musulmana

Dhjetë mijë ardhje për të marrë një profesion në Itali