in

Dhjetëra klandestinë hyjnë në Shqipëri nga Greqia për të shkuar drejt Perëndimit

Vetëm gjatë tri ditëve të fundit policia shqiptare ka ndaluar në jug të vendit mbi 70 emigrantë klandestinë nga Iraku, Pakistani, Siria, Somalia

Tiranë, 13 gusht 2013 – 15 emigrantë të ardhur nga Greqia u ndaluan sot nga policia kufitare. 7 prej tyre u kapën në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë pranë lumit Drino, ndërsa 8 të tjerë (nga të cilët, 5 gra) pranë fshatit Zervat në Gjirokastër.

Sipas policisë, emigrantët janë me origjinë nga Iraku, Siria dhe Somalia dhe po tentonin të udhëtonin drejt Vlorës nga ku donin të niseshin drejt Italisë.

Mësohet se policia ka shoqëruar 3 të rinj nga Fieri, të cilët dyshohet se shoqëronin klandestinët.

Ky është i treti rast gjatë 72 orëve që policia lokale ndalon emigrantë të huaj të parregullt që hyjnë nga Greqia.

Të dielën paradite policia ndaloi 5 gra dhe 9 burra në zonën e Ujit të Ftohtë.

Gjithnjë të dielën, rreth mesditës, policia e Gjirokastrës ndaloi 35 klandestinë të tjerë, mes të cilëve 6 gra, të cilët u kapën teksa tentonin të lëviznin drejt Jergucatit.

Personat e ndaluar pjesa më e madhe e të cilëve nga Siria, kanë hyrë në Shqipëri në mënyrë të paligjshme, në tentativë për të kaluar drejt vendeve të perëndimit.

Sanatoria. Permesso di soggiorno anche se cambio datore di lavoro?

Qeveria Berisha i hap rrugën importit nga Italia e Greqia të 2.600 tonelatave plehra në vit