Romë 15 shtator 2011 – Ka humbur jetën në Marina di Carrara shqiptari Ndue Nikolli, i cili është djegur në banesën e tij. Me sa dihet ai është përfshirë nga zjarri pasi ka ndezur një furnelë me gaz, e cila me sa duket ka pasur një defekt. Ndoshta një derdhje gazi që qe fatale.
49 vjeçari, murator e baba i katër fëmijëve, ndodhej i vetëm në shtëpi kur ka ndodhur aksidenti. Njëri prej djemve të tij ka dëgjuar shpërthimin dhe është munduar të shpëtojë të atin. Por ndërkohë ai kishte ndërruar jetë.