Me çifteli, hip-hop, house apo në çfarë stili të duash. Berisha dhe Enveri janë protagonistë të vërtetë të “YouTube”. Nga amatorë, ata që kanë pak haber nga muzika, apo nga militantë të flaktë, disa prej këngëve janë kthyer edhe në hite
“Atë dit q’u hap haberi dilni se erdhi Enveri Ç’u bëre Enver djali eja se na mori malli”. Këto ishin vetëm pak nga rreshtat e lavdisë kushtuar udhëheqësit. Të tilla ka shumë. Dikur buçitnin kudo. Ata që i thurnin e kishin kokën në thes, ndërsa të tjerët duhet të duartrokisnin sa t’u dhembnin pëllëmbët e dorës. Të gjitha këto brezi i ri i sheh vetëm si relike të një kohe me të cilat mund të kënaqesh duke i dëgjuar e duke u gajasur së qeshuri.
Një klik në “YouTube” dhe një galeri e tërë këngësh, fjalimesh, vizitash në gjirin e popullit… Dje Enver Hoxha, sot Sali Berisha, dje Partia e Punës, sot Partia Demokratike, dje Gjirokastra, sot Tropoja. Lavdet në vargje janë të pafundme për politikanët e sotëm. Top-listën e kryeson Kryeministri Berisha, por nuk mungojnë as ‘himnet’ kushtuar Ilir Metës apo Lulzim Bashës. Pwr Edi Ramën, sikur nuk gjendet gjë, por nga ana tjetër ai ua hedh të gjithëve duke kënduar vetë krah djemve të “West Side Family”.
Këngë për Lulzim Bashën
O moj Serbi o varrin ta plasa,
o se k’tu po i thon hajde Lulzim Basha,
o moj Serbi, o murin ta prisha,
o k’tu po i thon o Sali Berisha
O moj Serbi o zemrën ta kalli,
o k’tu po i thon o Azem Hajdari,
O k’tu po i thon o Adem Jashari
O po qan zemra o n’demokraci e
O t’kem Lulzim Bashën o kryetar bashkie
Këngë për Ilir Metën
Jam i ri e jam beqar,
lindur rritur në Skrapar,
o moj lule e dëborës,
të mbaj në pëllëmbë të dorës
Jam i ri e jam beqar,
nuk kam borxhe për të larë,
e kam zemrën si behar,
lindur, rritur në Skrapar
Thellë në malet e Skraparit,
lindi burri i vatanit,
kush m’i qan hallet e mia,
Ilir Meta LSI-ja
Një këngë për Enver Hoxhën
Enver Hoxha e mprehi shpatën
edhe një her o për situatën
Kjo është shpata që u rrin te koka
gjithë armiqve o që ka bota
Enver Hoxha o tu ngjattë jeta
sa këto male e sa këto shkrepa
namin Shqipes o lart ia ngrite
gjithë kët popull në dritë e qite
Këngë për Sali Berishën (shiko në youtube)
Dul një yll o shndrit n’planet
në fund shekullit aty 20
për shqiptarët e çan errsirën
komunistit or ja kthyn shpinën
Si ante o n’ball të stuhisë
me i dhan jetë o demokracis
në qiellin blu o e lir t’jet shqipja
prin në ball o Sali Berisha
***
Si një lule rrit nër pisha,
emri tij Sali Berisha,
burr Tropoje t’paskan thanë,
sot po je për në Tiranë,
po n’Tropoj zemrën ke lanë
Shumë njerëz t’kan inatin,
ty 12 po t’rrin sahati,
kudo t’shkosh që t’shkeli kama,
burr ma t’zgjut o se bën nana
Shtrove rrugën, shpove malet,
bashkove Shqipnin e Madhe,
korrupsionin e luftove,
edhe krimet e randa,
t’dekoroi Barak Obama
Berluskoni nga Italia,
dhe nga Franca Sarkozia,
deklarojnë të gjithë një fjalë,
Lum Shqipnia që t’ka djalë.
***
O Shqipri të erdhi dita,
tash sa vite shum ke prit,
me çue n’vend fjalën e t’parve,
për bashkimin e shqiptarve
Për bashkimin me Kosovën,
flet Berisha me Rugovën,
Rrug e Arbrit na bashkon,
o jena vllazën për gjithmon