in

Djeg shtëpinë e ish gruas ku ajo jetonte me vajzën

Shkatërron shtëpinë e thërret vetë zjarrfikësit dhe karabinierët. Fatmirësisht asnjë lëndim për gruan dhe të bijën që në atë çast jashtë

Romë, 4 nëntor 2011 – “Ejani shpejt, i kam vënë flakën shtëpisë së sime shoqeje”. Këtë telefoatë kanë marrë mbëmë rreth orës 19.30 zjarrfikësit e Viserba-s (Rimini) nga apartamenti në numrin 17 të rrugës Pironi.

I bëri të gjitha vetë, 40 vjeçari shqiptar. I vuri flakën shtëpisë së ish gruas së tij, ku ajo jetonte me të bijën e çiftit, 9 vjeçe. Menjëherë më pas mori në telefon karabinierët e zjarrfikësit të cilët i priste te shkallët e pallatit trekatësh.

Kur zjarrfikësit kanë mbërritur në vendngjarje kanë gjetur apartamentin e katit të parë, të cilit i ishte vënë flaka thuajse të shkatërruar, dhe tym e flakë që ngjiteshin në katet e mësipërm. Për të mos folur për britmat e panikun që mbizotëronte tek banorët e pallatit.

Karabinierët kanë gjetur burrin, 40 vjeçar nga Shqipëria, të ulur përdhe me duart në kokë, të tronditur fort nga ç’kish bërë. E kanë çuar në kazermë dhe e kanë marrë në pyetje.

Burime nga karabinierët bëjnë të ditur se shqiptari nuk ka pasur precedentë penalë, bënte një jetë të rregullt në qytet ,ku gjendej prej shumë vjetësh, por së fundi ishte i zymtë për shkak të prishjes së martesës së tij me një bashkatdhetare me të cilën kishte një vajzë 9-vjeçare. Prej disa muajsh kanë nisur praktikën legale të ndarjes dhe në shtëpinë  në rrugën Pironi vazhdonin të jetonin gruaja dhe e bija.

Nga ç’u ka treguar karabinierëve, 40-vjeçari, mbrëmë ka shkuar në shtëpi, ka hyrë në dhomë të gjumit, ka derdhur benzinë mbi mobilie dhe i ka vënë flakën. Brenda pak çasteve shtëpinë e mbuluan flakët dhe tymi i dendur. Fatmirësisht nënë e bijë nuk ishin në shtëpi, por fqinjët e kateve të mësiperme kanë vënë kujën të trembur për jetën e tyre.

Pas vizitave mjekësore, mjekët e ndihmës së shpejtë kanë verifikuar që asnjë nga banorët e pallatit nuk ka pasur plagosje apo intoksikim nga tymi.

Menjëherë pas ngjarjes në rrugën Pironi është afruar ish kunata e 40-vjeçarit që, e terrorizuar nga ç’i panë sytë, thoshte vetëm “Shyqyr që motra e mbesa nuk ishin në shtëpi!”.

Nga kontrollet e zjarrfikësve, apartamenti të cilit i është vënë flaka është shkatërruar, ndërsa në katet e mësipërme, dëmet materiale janë serioze kryesisht për shkak të tymit. Në katin e dytë, apartamenti mbi të djegurin është deklaruar nga zjarrfikësit, tani për tani, i pabanueshëm.

Kuvendi hedh poshtë dekretin e Topit. Mbetet në fuqi ligji i plehrave

Genova. Mes viktimave edhe nëna e re shqiptare me dy fëmijë