in

Kuvendi hedh poshtë dekretin e Topit. Mbetet në fuqi ligji i plehrave

Aleanca Kundër Importit të Plehrave, protestë para Kuvendit

Tiranë, 4 nëntor 2011 – Kuvendi ka lënë në fuqi ligjin për menaxhimin e mbetjeve, pas diskutimeve të shumta në seancën e sotme plenare. Pas më shumë se 7 orë debatesh, Kuvendi ka rrëzuar me 73 votat kundër të mazhorancës dhe 59 pro të opozitës,  dekretin e Presidentit Bamir Topi, i cili kishte kthyer për rishikim ligjin për menaxhimin e mbetjeve

Seanca e djeshme plenare u shoqërua me debate të shumta mes deputetëve të mazhorancës dhe atyre socialistë, të cilët pretendonin se ky ligj i hap rrugë importit të mbetjeve në vend. Ministri i Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujrave, Fatmir Mediu, tha se “me këtë ligj ne kufizojmë akoma më tepër këto importe të mbetjeve, duke minimizuar të gjitha rreziqet që mund të vijnë për shkak të importit, kjo jo vetëm për shkak të procedurave, por dhe vetë pjesëmarrjes tëe grupeve të interesit dhe çdo aktori të interesuar”.

Sipas tij, ligji i Menaxhimit të Integruar të Mbetjeve është një ligj i parashikuar në kuadër të përafrimit të legjislacionit tonë me atë të Bashkimit Europian, me direktivat Europiane mjedisore, i kërkuar në raportet e përvitshme të BE.

Ndërsa përpara godinës së Kuvendit, Aleanca Kundër Importit të Plehrave organizoi paraditen e së enjtes, një protestë kundër ligjit “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”. Analistë të medias dhe përfaqësues të shoqërisë civile deklaruan se përmes reagimit qytetar do t’i bëhet presion Kuvendit të Shqipërisë që të mos votojë nenet e ligjit që lejojnë importin e mbetjeve.

Të rinjtë e lëvizjes Rinia Aktive kanë nënshkruar një peticion të firmosur nga 3 mijë qytetarë në mbarë vendin të cilën e kanë dorëzuar në kryesinë e Kuvendit. Në peticion, të rinjtë kanë kërkuar kthimin për diskutim në komisione, të ligjit “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”.

Lexo edhe: Presidenti nuk firmos ligjin për menaxhimin e plehrave

Kuvendi Civil: “Shqiptarë, mos pranoni plehrat e Italisë”

 

Në kokën e Papandreut. Motivet e një hapi të madh e të gabuar politik

Djeg shtëpinë e ish gruas ku ajo jetonte me vajzën