in

Dokumentet e qëndrimit -Pyetjet tuaja

Jetoj me dokumente të rregullta në Itali prej 8 vjetësh. Kam pasur dokumentet për motive studimi për 7 vjet dhe tani, prej një viti, kam marrë një leje qëndrimi për motive familjare. Gjithashtu kam edhe një pune të rregullt. Dua të di nëse është e mundur të kërkoj lejen e qëndrimit CE për qëndruesit afatgjatë. A më llogariten vitet e studimit?

Sigurisht që të llogariten edhe vitet gjatë kohës së studimit, kështu që, nëse ke edhe elementet e tjera që kërkohen mund të aplikosh sa më parë për lejen e qëndrimit CE për qëndruesit afatgjatë, apo të njohur ndryshe kartën e qëndrimit.
Kujto që, nëse gjatë periudhës së studimit ke qenë edhe me rezidencë të rregullt ato vite do të të llogariten edhe për sa i përket viteve që kërkohen për shtetësinë italiane.

Dua t’ju pyes a është e mundur që një bashkëpunëtor shtëpiak të ketë dy ose më shumë marrëdhënie pune? Në fazën e përtëritjes së lejes së qëndrimit duhet të paraqes dokumentet e të dy punëdhënësve?

Po. Një punëtor mund të ketë më shumë se një marrëdhënie pune, për maksimumi 48 orë në javë. E rëndësishme është që secili nga punëdhënësit t’i dërgojë Sportelit Unik mbi Imigracionin modelin Q/R “Kontratën e qëndrimit” (Contratto di soggiorno), dhe të hapë gjithashtu pozicionin INPS përkatës.
Në lidhje me përtëritjen e lejes së qëndrimit në kompletin e formularëve do të vihen vetëm të dhënat e njërit prej punëdhënësve, ndërsa dokumentet e të tjerëve (dokumentet e identifikimit, derdhjet në INPS dhe kontratat e qëndrimit) do të paraqiten në momentin që depozitohen shenjat e gishtërinjve.

Avv. Ledia Mirakaj
ledia.miraka@gmail.com

Lexo edhe: Dokumentet e qëndrimit/2 – Pyetjet tuaja

Emigrantët në Greqi ambasadës: “Mjaft na mashtruat për pasaportat”

Një buqetë për çdo nuse