in

Emigrantët në Greqi ambasadës: “Mjaft na mashtruat për pasaportat”

Prej muajsh tashmë premtimi i hapjes së zyrave të aplikimit në konsullatat shqiptare në Greqi dhe Itali është kthyer në një refren të ministrave tanë të Brendshëm dhe të Jashtëm, në të gjitha konferencat e shtypit apo deklaratat e intervistat që japin. Që vjeshtën e shkuar, në Kuvendin e Shqipërisë është miratuar një shtesë në kontratën mes qeverisë dhe shoqërisë Aleat për këtë shërbim në favor të emigrantëve shqiptarë në këto dy vende por ende nuk është hapur asnjë zyrë e tillë.

Sa kohë duhet pritur akoma? Këtë pyetje, që shpesh na bëjnë lexuesit tanë ua përcjellim ministrave e zëdhënësve, ua kemi përcjellë ministrit të Brendshëm, zëdhënësit të ministrit dhe por  Përgjigjet e ministrave janë gjithnjë të njëjta: “Shërbimi do të nisë së shpejti”, “Brenda pak javëve zyrat do të hapen”.

Të dëshpëruar nga kjo situatë por edhe nga probleme të tjera sociale që prekin emigrantët dy shoqata të shqiptarëve në Greqi,  Unioni Kombëtar të Emigracionit, Shoqata e Emigrantëve Shqiptarë në Greqi, ngrenë zërin. Përmes gazetës Tribuna i kanë nisur një letër të hapur ambasadorit shqiptar në Athinë me të cilën i shprehin shqetësimet e emigrantëve që ndihen të nëpërkëmbur nga shteti shqiptar.

Me premisat se “kërkesat dhe apelet e vazhdueshme të emigrantëve, për problemet e shumta që kanë, dhe që zgjidhja e të cilave ndodhet në dorë të të dy shteteve, kanë rënë vazhdimisht në vesh të shurdhët, qoftë në Athinë, qoftë në Tiranë”, se “në kushtet e krizës së thellë ekonomike që ka përfshirë Greqinë, por edhe të krizës së tejzgjatur politike në Shqipëri, emigrantët ndodhen përsëri midis dy zjarresh, duke qenë edhe njëherë tjetër shtresa që paguan “haraçin” pa pasur as edhe një pikë faj” ata i shtrojnë ambasadorit të tyre shtatë kërkesa që shkojnë nga hapja e zyrës për aplikimin për pasaportë, në uljen e tarifave konsullore, në zgjidhjen e problemit të komunikimit me zyrat e ambasadës, e deri në sigurimin e të drejtës së votës edhe për zgjedhjet administrative të 8 majit.

Lexo letrën e plotë të botuar në gazetën Tribuna

Gjatë dy vjetëve të fundit edhe imigrantët kanë vuajtur papunësinë

Dokumentet e qëndrimit -Pyetjet tuaja