in

Dones boton “Piccola guerra perfetta”

Del në treg libri i fundit i Elvira Donesit, “Piccola guerra perfetta”, me parathënie të Roberto Savianos, i botuar nga Einaudi
Nuk është një roman mbi luftën. Është lufta. E parë përmes brishtësisë së viktimave, gra shumë të ngjashme me ne, pjesë e botës sonë. Është lufta, për herë të parë kaq pranë nesh sa çdo tmerr, edhe më sfilitësi, do të na duket i mundshëm.

Një roman i mrekullueshëm dhe i nevojshëm, që ndryshon njëherë e përgjithnjë domethënien e fjalës “luftë”. Duke lexuar romanin, lufta na duket vazhdimësi e normalitetit tonë: persona  që jetojnë në Perëndimin modern, ku mund t’u telefonohet miqve në ShBA, apo në Zvicër. Dhe ku, nëse papritur mungon energjia elektrike, nuk është e thënë që po vijnë t’ju marrin, shtëpi më shtëpi.

“Piccola guerra  perfetta” është ajo e ndezur nga NATO në qiejt mbi Kosovë më 24 mars 1999, që do të përfundojë më 12 qershor. Duhej të ishte e vogël dhe e përkorë sepse asnjë ushtar amerikan nuk do të kthehej në shtëpi në arkivol, kështu u premtua. Por e parë nga terreni, qe krejt tjetër gjë.

Ky roman, i bazuar në vite kërkimesh mbi dhunën e pësuar nga gratë në Kosovë gjatë atyre tetëdhjetë ditëve të tmerrshme nga ushtarët serbë, arrin të japë njëherësh epikën e tmerrshme, prekëse dhe të njerëzishme të mbijetesës së tre të rejave të ngujuara në një shtëpi në Prishtinë, në atë qytet që papritur u kthye nga një vend i njohur, i dashur dhe i ngrohtë në një kasaphanë në dorë të alienëve. Me Rean, Mitën dhe Hanën ndjekim odisenë drejt lirisë, apo drejt një fundi më të zi se vdekja, të dy adoleshentëve, të trembëdhjetë vjeçare së bukur Blerime që kur të rritet dëshiron të studiojë Poe si tezja, dhe të pesëmbëdhjetë vjetarit Fatmir.

Romani
“Piccola guerra perfetta”
Autor: Elvira Dones

Shtëpia botuese: Einaudi

Kolana: Einaudi. Stile libero big
180 faqe, Çmimi 17.00 €
Data e botimit: Prill 2011

Lexo edhe: Elvira Dones: “Shtëpia ime është gjithë bota”

Flukset 2010: Në Veri vetëm një ndër gjashtë do t’ia dalë mbanë

Milot mes artistëve të “Kopshtit të Bukurisë” në Noto