Nis projekti kushtuar imigrantëve: platformë e-learning dhe kurse të ngarjes së makinës në respekt të rregullave të sigurisë
Një platformë e-learning në 6 gjuhë, një rrugëtim formimi online për të mësuar rregullat e kodit rrugor, një vademekum me sjellje të përgjegjshme në dhënien e makinës, i artikuluar si një udhëtim në 12 qytete ndër më të rëndësishmit e Italisë. Dhe për njëmijë më të mirët një çmim: kalimi nga teoria në praktikë, me kurs falas në pistë.
E prezantuar më 21 janar në selinë e Ministrisë së Integrimit nga ministrja Cècile Kyenge dhe nga Presidenti i Fondacionit ANIA, Aldo Minucci, Drive in Italy është një platformë online për imigrantët. Për ta përdorur nevojitet të kesh një patentë dhënieje të makinës të vlefshme në Itali, të lidhesh në faqet internet http://driveinitaly.smaniadisicurezza.itdhe të zgjedhësh gjuhën e preferuar: veç italishtes e shqipes, kursi mund të bëhet edhe në anglisht, arabisht, në gjuhën kineze dhe rumune. Pasi bën regjistrimin dhe hyn në platformë, mund tënisësh kursin e formimit. Objektivi është njohja e Kodit Rrugor, por edhe sensibilizimi për mënyrën e duhur të dhënies së makinës sipas kontekstit (në qytet apo jashtë tij). Njëmijë më të mirëve, që do të kenë kaluar me sukses të gjitha testet kursit online, do t’u jepet mundësia të bëjnë kurse praktike ngarjeje makine të sigurt në të cilat mësohen teknika për të përballuar situata rreziku në rrugë dhe jepen bazat për të përmirësuar aftësitë e dhënies së makinës.
“Ky projekt është edhe një mënyrë për të lejuar përmirësimin egjuhës italiane – deklaroi ministrja Cècile Kyenge – përmes shpjegimit të termave teknikë. Ja një mjet i vlefshëm që mund të përdoret lehtësisht që u ofrohet qytetarëve të rinj për të krijuar një kulturë parandalimi që ndikon në mënyrë pozitive në sigurinë e të gjithëve. Uroj që kjo platformë dhe nismat e lidhura me tëtë kenë sukses e të sjellin reduktimin e aksidenteve rrugore, rritjen e vetëdijes në dhënien e makinës si edhe zgjerimin e njohurive mbi Italinë”.
“Dëshira e Fondacionit ANIA – ka shpjeguar presidenti, Aldo Minucci – është kushtimi i një vëmendjeje të veçantë qytetarëve të rinj që faktikisht japin kontributin e tyre në rritjen e këtij vendi, duke i ndihmuar ata të shtojnë njohuritë mbi rregullat e qarkullimit rrugor dhe për rrjedhojë të sigurisë në rrugë. Lëvizshmëria përbën një faktor themelor zhvillimi dhe integrimi shoqëror. Derisa ky proces të realizohet, nevojitet të favorizohet njohja e kodit rrugor italian dhe e rregullave që ai përmban. Për këtë arsye, jemi të mendimit se vënia në dispozicion i një kursi formimi për ngarjen e makinës edhe në gjuhën amtare të imigrantëve, mund të promovojë një kohezion dhe integrim të tyrin më të shpejtë dhe efikas në shoqërinë italiane”.
Drive in Italy është një nga nismat më të rëndësishme mes të parashikuarave në dhjetë vitet e jetës së Fondacionit ANIA për Sigurinë Rrugore (www.fondazioneania.it), organizatë pa qëllim fitimi e themeluar në vitin 2004 nga Kompanitë e Sigurimeve për të luftuar problemin e rëndë të aksidenteve rrugore përmes projekteve e akteve konkrete që kanë për qëllim reduktimin e aksidenteve dhe shpëtimin e jetëve të njerëzve.
Ndër vite janë nënshkruar Protokolle Mirëkuptimi dhe realizuar projekte me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Transportit, atë të Arsimit dhe të Politikave për të Rinjtë, me Karabinierët dhe Policitë Municipale. Bashkëpunimet kanë lindur nga bindja se vetëm duke punuar së bashku mund të ulen ndjeshëm numri i aksidenteve dhe ai i viktimave. Pikërisht në këtë këndvështrim, me patronazhin e Ministrisë së Integrimit, ka lindur edhe Drive in Italy.