33-vjeçari italian po merrte tragetin e linjës Durrës-Bari
Tiranë, 1 tetor 2013 – Forcat e policisë së Durrësit kanë arrestuar mëngjesin e sotëm në port një italian, në veturën e të cilit u gjet një sasi prej 21,5 kg marihuanë.
Sipas ATSh-së, personi i ndaluar quhet Mattia Padovani, 33 vjeç, është lindur dhe banues në Ferrara.
Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij “Alfa Romeo” me targë BB 583 TZ, me të cilin po merrte një traget për t’u nisur nga porti i Durrësit drejt Barit, u zbulua se në katër gomat e makinës ishin 20 pako, me peshë të përgjithshme 21,5 kg kanabis sativa.