in

Durrës. Një ton drogë në kamionin me dru për në Itali

Me operacionin “Poker”, policia e Durrësit sekuestroi mbrëmë në port një ton marihuanë dhe arrestoi tre persona

Durrës, 26 tetor 2015 – Sipas njoftimit të policisë së Durrësit, mësohet se ajo kishte informacione të marra në rrugë operative, sipas të cilave, një sasi e madhe lënde narkotike ishte përgatitur të trafikohej për në Itali me një kamion që transportonte lëndë drusore, ndaj Policia Kufitare dhe Sektori Kundër Narkotikëve ka organizuar dhe zhvilluar operacionin antidrogë të koduar “Poker”.

Kështu, mbrëmë u kapën dhe u arrestuan në flagrancë për veprën penale të trafikimit të lëndëve narkotike i kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë, Albert Doku, 51 vjeç,  banues në Tiranë; Ervin Pëllumbi, 36 vjeç, lindur në Tiranë, si edhe Gani Bushati, 55 vjeç,  lindur dhe banues në Bushat – Shkodër.

Arrestimi në flagrancë i këtyre shtetasve është bërë rreth orës 17:30, në vendin e quajtur vija e dytë në P. K. K. Porti Durrës, gjatë kontrollit të ushtruar në kamionin me drejtues mjeti Ervin Pëllumbin dhe pronar Albert Dokun, është gjetur dhe sekuestruar 983 kg e 845 gramë mariuhanë, e fshehur në 10 baleta me dru zjarri.

Nga pala shqiptare po punohet për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë.

 

Mbi 21 mijë shqiptarë janë bërë edhe italianë gjatë vitit 2014

Prindërit e Gjergj Gjonit: “Djali ynë gaboi, por kush e vrau duhet të paguajë”