Arben Metaj po imbarkohej në tragetin për në Bari kur është ndaluar nga policia shqiptare
Tiranë, 6 shkurt 2013 – Policia kufitare e Durrësit ka sekuestruar mbrëmë rreth 18 kg marijuanë në port dhe ka arrestuar një person.
Droga u gjet në serbatorin e një Benzi me targa AA 260 FR që drejtohej nga Arben Metaj 42 vjeç nga Vlora, gjatë një kontrolli se të imbarkohej në një traget me destinacion Italinë.
Policia ka sekuestruar sasinë e marijuanës së gjetur, dhe ka arrestuar drejtuesin e automjetit, 42 vjeçarin Arben Metaj.