Në natën e katërt të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit, aktorja italiane Claudia Cardinale është nderuar në Durrës me çmimin “Pjata e Argjendtë”,
Pas prezantimit të saj nga aktori Timo Flloko, kryetari i bashkisë së Durrësit Vangjush Dako i ka dorëzuar artistes italiane çmimin “Pjata e Argjendtë” e Durrësit duke e quajtur aktoren “figurë ikonë e aktrimit italian”.
Aktorja është takuar me adhurues, gazetarë dhe artistë shqiptarë të pranishëm në Festival. Ajo ka shprehur respekt për spektatorët e ngritur në këmbë që e kanë duartrokitur atë gjatë. “Nuk mendoja se kisha kaq shumë fansa në Shqipëri”, ka thënë Cardinale.
Më pas në ekran është projektuar filmin turk “Të jesh italian me zonjën Enrika” i regjisorit Ali Ilhan, në të cilin Cardinale interpreton një nga rolet kryesore.
Aktorja ikonë e kinemasë italiane ka lindur në Tunizi më 15 prill të vitit 1938 nga prindër me origjinë italiane. Ndër intepretimet e saj më të njohura mbeten ato me regjisorët e mëdhenj Visconti, Fellini, Bolognini, Comencini, dhe Damiani. Që nga viti 1959 ajo ka intepretuar në rreth 85 filma artistikë.