in

Veneto ndihmon familjet me shumë fëmijë. Por jo të emigrantëve

Bonusi u rezervohet vetëm italianëve rezidentë prej 5 vjetësh në krahinë. ASGI: “Zgjedhje diskriminuese dhe në kundërshtim me të drejtën evropiane”

Romë, 31 gusht 2011 – Krahina e Venetos parashikon të realizojë, me anë të Komunave, një program ndërhyrjesh ekonomike të jashtëzakonshme në favor të familjeve me shumë fëmijë, por vetëm nëse janë italiane me 5 vjet rezidencë. Ngritja e Fondit për familjet me shumë fëmijë, prej një milion eurosh,  është miratuar nga Këshilli i Krahinës më 3 gusht. 880 mijë euro do të jenë për familjet me të paktën katër fëmijë, ndërsa 120 mijë për familjet me lindje trinjakësh. Projekti tashmë i filluar, parashikon që kërkesat për të përfituar nga fondi të mund të paraqiten deri më 31 tetor.

Përveç shtetësisë italiane dhe rezidencës 5 vjeçare në Veneto, kërkuesit e bonusit duhet të kenë të ardhura vjetore deri në 30 mijë euro, që do të tregojnë përmes treguesit ekonomik ISEE të vitit 2010.

Iniciativa diskriminon të gjithë shtetasit e huaj rezidentë në krahinë, të përjashtuar nga e drejta e bonusit. Për këtë arsye ASGI, shoqata  për studimet juridike mbi imigracionin, ka nënshkruar një dokument që ia ka nisur Presidentit të krahinës, ANCI Venetos, UNAR-it dhe Komisionit evropian. Sipas ASGI-t, iniciativa e Krahinës është në kontrast me “Kushtetutën dhe të drejtën e Bashkimit Europian, pasi përbën diskriminim në dëm të qytetarëve të tjerë të BE-së dhe të qytetarëve të vendeve jo anëtare të Bashkimit Europian”. Për më tepër, ASGI nënvizon se janë shkelur “parimet kushtetuese të barazisë dhe të arsyeshmërisë, për të cilat është shprehur edhe Gjykata kushtetuese sipas së cilës kritere si shtetësia dhe vjetërsia e rezidencës përbëjnë elementë dallimi arbitrarë nëse u referohen të drejtës për shërbime sociale që kanë për qëllim përfshirjen shoqërore”.

Ndaj në dokumenti n e tij, ASGI e quan “diskriminuese” iniciativën edhe sepse rezulton “në kundërshtim me nenin 41 të tekstit unik të imigracionit” që disiplinon parimin e barazisë në trajtim lidhur me asistencën sociale në  atyre që kanë kartë qëndrimi apo leje qëndrimi të paktën njëvjeçare.

M.I.

Lexo:

Durrësi i jep Pjatën e argjendtë Claudia Cardinales

Manovra ekonomike. Lega fut duart në xhepat e imigrantëve