Duke pritur të mësojmë se kush do të jetë kryebashkiaku i ri i Tiranës mes Erion Veliajt dhe Halim Kosovës, të tjerët duket se kanë vërtet shumë pak shance t’ia dalin në këtë sfidë, le të shohim kush e ka qeverisur Tiranën pas rënies së Perandorisë Osmane, gjatë kohës së Zogut apo gjatë pushtimit, cilët ishin krerët e qeverisjes të emëruar gjatë komunizmit apo ata pas rënies së regjimit deri te i fundit, Lulzim Basha. Një shkrim i studiuesit Valter Gjoni mbi 40 kryetarët që kanë drejtuar kryeqytetin e Shqipërisë nga Pavarësia deri në ditët tona.
1. Zyber Hallulli 1913 -1914
Kryetari i parë i Tiranës pas shpalljes së pavarësisëKa lindur në Tiranë, më 1842. Ai mori studimet e para në qytetin e tij, duke përfunduar shkollën e mesme “Ruzhdie”. Në Stamboll ai u diplomua në filozofi dhe teologji. Hallulli mbështeti Deklaratën e Pavarësisë së Shqiptare dhe qeverinë e Vlorës. Si klerik mysliman, u caktua Kryetar i Bashkisë së Tiranës, jo me votim, por i zgjedhur nga pleqësia e burrave pasi si në kushtet e vështira të viteve 12-13 kur qyteti ishte nën okupacionin e ushtrisë serbe dhe reprezaljeve të bashibozukeve esadist, ZyberHallulli, myftiu i Tiranës, ishte personi më i përshtatshëm që mund të garantonte sado pak vijueshmërinë e administratës lokale shqiptare që kërcënohej në çdo moment. Veprimtaria e tij në këtë periudhë ishte kryesisht humanitare. U caktua në detyrë nga Pleqësia e Qytetit.
2. Servet Libohova 1915 – 1916
Kryetar i Bashkisë së Tiranës prej vitit 1915 deri në vitin 1916. Ardhja e Princ Vidit dhe trazirat që ndodhën në Shqipërinë e mesme i krijuan mundësin Esat Pash Toptanit të vinte edhe në administratën vendore njerëzit e vet. Ai prej kohësh ishte vetëshpallur kryetar i pleqësisë së Shqipërisë së Mesme që caktonte edhe kryetarin e Bashkisë. Servet Libohova u vu në këtë detyrë nga qeveria e Durrësit që drejtonte në atë kohë Shqipërinë e mesme. U caktua në detyrë nga pleqësia e Shqipërisë së mesme që kryesohej nga Esat pasha Toptani.
3. Ismail Ndroqi 1917 – 1922
Lindur më 1876 në Tiranë. U diplomua në Medresen Teologjike të Sambollit në 1908. Klerik mysliman,ka shërbyer në Shijak, Kavajë, Tiranë, Durrës etj. U zgjodh Kryetar i Bashkisë në mënyre publike, në kuvendin e pleqësisë pasi si myfti i Tiranës mund të bashkonte fenë dhe pushtetin dhe të siguronte vet administrimin qytetit në kushtet e pranisë së ushtrisë Austro Hungareze. Ishte njeri shumë aktiv dhe vlerësohet edhe si kryebashkiaku që priti dhe sistemoj në Tiranë Qeverinë e dale nga kongresi i Lushnjës. U caktua në detyrë nga Pleqësia e Qytetit.
4. Ali Begeja 1922-1923
Lindi në Tiranë më 1888, Në vitin 1908 merr pjesë si delegat i Tiranës në Kongresin e III të Manastirit për gjuhën shqipe. Në vitin 1911-1914 ka kryer detyrën e gjykatësit paqëtues në Tiranë, hapi zyrën e vet si avokat. Në mars 1914 mbështet qeverinë e princ Vidit. Në vitet 1922-1923 ishte Kryetar i Bashkisë së Tiranës. Në vitin 1924 zgjidhet anëtar i Asamblesë Kushtetuese, për këtë arsye largohet nga detyra e Kryebashkiakut të Tiranës, zgjidhet deputet në disa legjislatura. Mbas çlirimit të vendit AliBegeja vazhdoi profesionin e tij si avokat deri në vitin 1947, kur u arrestua me grupin e deputetëve nga regjimi komunist, vdiq në burg. U caktua Kryetar pasi ishte këshilltari që mori më shumë vota.
Ali Derhemi 1923 – 1924
Haxhi Ali Derhemi lindi në Tiranë, në një familje autoktone, 1850. I ati i tij, ka qenë intelektual i shquar i kohës, jurist, inspektor gjyqesh për vilajetin e Shkodrës. Ali Derhemi, pasi kreu medresenë në Tiranë, mbaroi shkollë ekonomike turke dhe për vite ka qenë inspektor financash për Kavajën, Durrësin, Shijakun etj. Mik i ngushtë i Ahmet Zogut u bë propagandues i zellshëm i mbretërisë. Vite me radhë ka dhënë lëndën e matematikës në medrese. Nga fillimi i viteve 20 e në vazhdim, disa herë radhazi është zgjedhur anëtar i Këshillit Bashkiak të Tiranës, kurse në vitet 23-24, zv/kryetar dhe Kryetar Bashkie i ndërpritet mandati nga revolta politike e drejtuar nga Fan Noli. U caktua Kryetar pasi ishte këshilltari që mori më shumë vota.
6. Beqir Rusi 1924 – 1924
Lindur në Tiranë, shkolluar në Shkollën Qytetasetë Tiranës dhe më pas në Stamboll. Senator i Senatit të Dhomës së Këshillit Kombëtar të Shqipërisë nga 27 mars 1920 deri më 20 dhjetor 1920. Bashkohet me grupin e deputetëve që nisën revoltën e Vlorës kundër qeveris së Ahmet Zogut Emërohet nga Fan Noli, Kryetar Bashkie i Tiranës , nga kjo detyrë largohet me riardhjen e Zogut në pushtet. Së bashku me qeverinë e Nolit, largohet nga vendi.
7. Xhemal Kondi1924 – 1925
Kryetar Bashkie 1924-1925, rrjedh nga familje patriotësh tiranase. Luftëtar anti-osman. Një personazh mjaft i njohur në rangun e patriotëve të Tiranës.Ka mare pjesë në disa revolta popullore në veri të vendit. Kryen përkohësisht detyrën e kryetarit të Bashkisë së Tiranës me kërkesë të Kryeministrit Ahmet Zogu. Pas zgjedhjeve lokale tërhiqet nga jeta politike Më vonë ai do të bëhej pronari i kafes së famshme “Kursal”, një vend që do të kthehej në vatrën e intelektualëve shqiptarë.
8. Fuat Toptani 1925 – 1927
Lindur në Tiranë më1863 po në Tiranë kryen shkollën Qytetëse dhe më pas kryen shkollë ushtarake turke në Manastir. Pjestar i familjes së njohur dhe patrioteToptani. Ka qënë Kryetar i Bashkisë së Tiranës nën sundimin Osman më1884-1887. Deklarata për shpalljen e pavarësisë së Tiranës është nënshkruar edhe nga patrioti Fuat Bej Toptani. Në ditët e vështira pas pavarsisë ishte senator në Durrës. Ai bëri shumë përpjekje për parandalimin e avancimit të forcave pushtuese serbe të cilët edhe e mbajtën peng për disa kohë. Ai ishte delegat në Kongresin Shqiptar të Triestes në 1913.Pjesëmarrës në ngjarje të rëndësishme të kohës. Kongresi i Tiranës (dhjetor 1918) dhe puna e atdhetarëve tiranas, midis të cilëve dhe ajo e FuatToptani, ndikuan në përgatitjen e terrenit per zhvillimin e Kongresit të Lushnjes. Shënohet edhe si kryetari i parë i Tiranës që u shpall kryeqytet i përhershëm i vendit.U caktua kryetar, pasi ishte këshilltari qëmori më shumë vota.
9. Izet Dibra 1927 – 1928
Ka lindur më 19 Maj 1878 në Dibër, mori studimet e tij fillestare në qytetin e tij të lindjes, dhe më vonë në qytetin e Manastit. Gjatë luftërave ballkanike, familja e tij u shpërngul në Turqi. Atje ai mbaroi studimet në Universitetin e Stambollit për jurisprudencën para se të kthehej në Shqipëri në vitin 1920, ai u zgjodh krahinar dhe nënprefekt në disa qytete te perandorisë osmane dhe me pas në Elbasan, Shkodër, Berat etj deri në 1930 Një politikan pro-Zogut, ai u zgjodh ministër i punëve publike në kabinetin e PandeliEvangjeli. Në mandatin e tij u festua me madhështi 15vjetori i pavarësisë. I ndërpritet funksioni gjatë riorganizimit te administratës mbretërore pasaimë 1928 u zgjodh deputet. Pas Luftës së Dytë Botrore, ai dhe familja e tij u internua në qytetin e Shkodrës dhe pasuria e tij u grabit në mënyrën më çnjerzore. U konsiderua si bashkëpuntor i qeverisë së Ahmet Zogut, dhe për këtë qëllim u përjashtua nga jeta sociale dhe politike e vëndit. Ndërroi jetë në Shkodër më 11 shkurt 1964. U caktua Kryetar, pasi ishte këshilltari që mori më shumë vota.
10. Rasim Kallakulla 1928 – 1930
Lindur më 1884 në Gjirokastër Rasim Kalakula ishte diplomuar në Turqi për Shkencat Politike më 1906 dhe gjatë viteve të Monarkisë së Zogut shërbeu si Kryetar Bashkie e Prefekt në Tiranë e disa rrethe të tjera vendit. Ai konsiderohej si një nga zyrtarët më të ndershëm e të pakompromentueshëm të administratës së Monarkisë vdiq në detyrë në vitin 1938, si Anëtar i Këshillit të Shtetit Njihet si kryetari që hartoi planin rregullues të Tiranës dhe fillimin e ndërtimeve të godinave kryesore të administrates. U caktua Kryetar, pasi ishte këshilltari që mori më shumë vota.
11. Rexhep Jella1930 – 1933
Lindi në Tiranë më 1895, mbaroi studimet e larta për Shkenca Politike në Kembrixh në Londër. Mori pjesë në Konferencën e paqes në Paris si atashe i dergatës shqiptare. Pjesëmarrëse në kongresin e Lushnjës si delegat i Shijakut. Nga 1921-1937 Prefekt në Korçë ,Elbasan Gjirokastër Durrës e Tiranë. Deputet i Durrësit dhe Asambleist i Durrësit , punonjës i Ministrisë së Jashme të Shqipërisë. Personalitet që refuzoi postin e kryeministrit të Shqipërisë nën pushtimin gjerman në 1943. Burgoset dy herë që nga viti 1945 deri në 1952 viti kur u lirua nga Burgu i Burrelit. Të njëjtin fat pati dhe i biri Jusufi. Ndërroi jetë në mjerim në një barakë në periferi të Kavajës në 1974. Ky qe shpërblimi që sistemi komunist i ofroi kësaj familjeje dhe këti personaliteti historik të Tiranës. U caktua Kryetar pasi ishte këshilltari që mori më shumë vota.
12. Abedin Nepravishta 1933 – 1935 dhe 1937 – 1939
Lindi në Kuç 1889. Politikan shqiptar, ka ndjekur Shkollën Perandorake të Administratës së Lartë në Stamboll më 1911. Ka shërbyer në Perandorinë Turke në detyra të ndryshme. Ka shërbyer si kryetar bashkie dhe prefekt në rrethe të ndryshme si në Elbasan, Korçë, Durrës, Shkodë, Vlorë, punoi për 25 vjet në shumë qytete të Shqipërisë. Ai ishte komandant i forcave të armatosura për mbrojtjen e delegatëve të Kongresit të Lushnjës në 27 janar 1920. Gjatë revoltës së qershorit të 1924 perkrahu fort Kryeministrin Ahmet Zogu. Ka miratuar e zbatuar planin urbanistik të Tiranës si kryeqytet, i projektuar nga Arkitekti Armando Brasini. Ishte antifashist, u internua në Itali pas 7 prill 1939, si kundërshtar i regjimit. Nuk mjaftoi internimi dhe persekucioni fashist, më i egër do të ishte burgimi dhe internimi komunist. Do të ishte ndër të paktët, të burgosurit e Burrelit që do të kryente të plotë 20 vjet në burg, aq sa ishte dënuar. U caktua Kryetar, pasi ishte këshilltari që mori më shumë vota.
13. Qemal Butka 1935 – 1936
Qemal Butka ishte arkitekt, piktor, politikan, filatelist. u lind në 1907 në fshatin Butke, tani në rrethin Kolonjë. Babai i tij u vra gjatë Luftës së Parë Botërore. Patriotët Sali Butkën e Safet Butka, çuan në Austri, mbaroi shkollimin e mesëm në Austri dhe në vitin 1931 u diplomua nga Universiteti i Vjenës e Teknologjisë, inxhinier arkitekt U kthye në Shqipëri dhe punoi në projekte arkitektonike. Ndër veprat e tij janë ndërtimi i Bibliotekës Kombëtare, një monument për Lirinë Kombëtare, godinën e komunës së Korçës, Nga 21 tetor 1935 deri 7 nëntor 1936 QemalButkënemërohet si kryetar i bashkisë nga MehdiFrashëri, kryeministri i atëhershëm të Shqipërisë. Në vitin 1939, pasi Italia fashiste pushtoi Shqipërinë, Butka emigroj në Turqi, qëndroi në Turqi 1940-1958, ai u martua me Cecile, bijën e mjekut personal të Qemal Ataturkut, themeluesit të Turqisë. Në 1958 Butka dhe gruaja emigroi në Shtetet e Bashkuara, ku banon deri në 1990. Në SHBA çifti Butka punuan si një arkitekt në studiot prestigjioze. Pas vitit 1990 ai u kthye në Shqipëri, ku vdiq më 28 nëntor, 1997.
14. Qazim Mulleti 1939-1940
Lindi në Tiranë më ( 1893 – 1956). Studimet e para i kreu në Manastir, i vazhdoi në gjimnazin “Zosimea” të Janinës dhe së fundmi kreu studimet e larta në kolegjin perandorak “Gallata Saraj” të Stambollit, me medalje ari. Ai ishte poliglot. Dinte turqisht, osmanisht, arabisht, gjermanisht, frëngjisht, italisht, latinisht, serbo-kroatisht dhe greqisht Në 1912-ën, merr pjesë në ngritjen e flamurit në Vlorë. Në 1914-ën është një ndër katër adjutantët e Princ Vidit.Në Vjenë, vijoi studime në fushën e diplomacisë ushtarake të luftës. Në vitin 1920 merr pjesë në Kongresin e Lushnjës. Në shtator të vitit 1920, është Komandant i Forcave Vullnetare kundër Serbisë. Pas dështimit të Revolucionit të qershorit largohet nga Shqipëria. Rikthehet në Shqipëri si bashkëpunëtor i okupatorit ku shërben si Kryetar Bashkie dhe si prefekt i Tiranës gjatë pushtimit fashist Me çlirimin antifashist të venditQazimi do iki sërish në emigracion por për të mos u kthyer më. U caktua Kryetar nga Jakomoni- Mëkëmbësi i Mbretit V. E i IIIPartia fashiste
15. Ali Erebara 1940-1942
Lindur në Shkup në një familje patriote, babai i tij Jashari, për disa kohë ka qënë prefekt i Tiranës me profesionin gazetar. Aliu në fillin studioi për ushtarak në akademinë Mbretërore të Bullgarisë, për disa kohë shërbeu si ekspert në Komisionine caktimit të kufirit, më pas shkon për studime në itali në fushën e drejtësisë. Me gradën Kolonel caktohet Kryetar i Gjykatës Ushtarake më 1937, por largohet shpejt për shkak të korrupsionit në të cilin ishte përfshirë gjykata. Mëkëmbësi i mbretit të italis e përzgjedh për kryetar të Tiranës si intelektual dhe bir i një familjeje patriotësh me influencë edhe nga kjo detyrë Aliu shpejt jep dorëheqjen. U caktua nga Jakomoni – Mëkëmbësi i Mbretit Viktor Emanueli III Partia fashiste
16. Omer Fortuzi 1942 – 1943
Lindi në Tiranë më 12 Prill 1895.Si fillim mbaron studimet në gjimnazin Anglez në Stamboll – Turqi. Më pas diplomohet në Romë, Itali nëUniversitetin Ekonomik si dhe në Shkencat shoqërore. Ishte Kryetar nderi i dhomës së tregtisë së Tiranës. Përzgjidhet nga Jakomoni – Mëkëmbësi i Mbretit Viktor Emanueli III, si Kryetar i Bashkisë që e mban për një vit deri në kapitullimin e qeverisë fashiste italiane që kish okupuar vendin tonë. U largua nga Shqipëria në Itali para se të vendosej regjimi i Enver Hoxhës. Ka jetuar në Romë deri sa vdiq më 01.03.1993
17. Halil Meniku1943 -1944
Një anëtar i komitetit qendror të Ballit Kombëtar gazetar i njohur, kishte bashkuar grupet ushtarake anti-italiane në vitin 1942. Në vitin 1943, pas kapitullimit të Italisë dhe ardhjes në pushtet të Gjermanisë ai u bë zëvendës-kommisar dhe komisar (si kryetar i bashkisë së qytetit). Në të njëjtën periudhë, ai gjithashtu e përfaqësuar Ballin Kombëtar, së bashku me Skënder Muço, HysniLepenica, Mit’hatFrashëri dhe HasanDosti në Kuvend Mukjes. Nën pushtimin gjerman Menikut i njihet merita e administrimit normal të qytetit. Pas fitores komuniste, ai ikën në Evropën Perëndimore. Meniku ishte në Romë drejtor i gazetës “Shqipëria e lirë “. Ai vdiq në qershor 1967 në Paris. U caktua nga administrata shqiptaro-gjermane e pushtimit, Balli Kombëtar.
18. Llazar Treska 1944-1945
Lindi në fshatin Treskë ( 1909-1987) Kreu Liceun Francez të Korçës më pas Shkollën Kombëtare të Ujrave dhe Pyjeve në Nansi ( Francë 1932 ) Drejtor Drejtori i Pyjeve pranë Ministrisë së Ekonomis Kombëtare (1932 -1944) Nga viti 1944 -1946 Kryetar i Këshillit Antifashist Nacional Çlirimtar organ i dalë nga lufta për administrimin e qyteteve të sapo çliruara deri në ngritjen e organeve lokale. Rikthehet si specialist pyjesh me disa detyra dhe më pas themelues dhe Dekan i Fakultetit te Shkencave Pyjore prej vitit 1959 deri ne 1980. U caktua nga Kryetar nga Kryesia e Këshillit Antifashist Nacional Çlirimtar PKSh.
19. Ali Bakiu 1945-1947
Lindi në Tiranë (1911-1981). Familja e tij hapi librarinë e parë me libra shqip, e cila u dogj disa herë. Në 1916, gjatë pushtimit austriak, familja Bakiu e rihapi përsëri librarinë, e cila ishte e vetmja në Tiranë deri në vitin 1926. Në kohën e Zogut edhe Ali Bakiu u mor me aktivite në fushën e fotografisë dhe librit duke u vlerësuar si intelektual përparimtar. Për disa kohë, pas çlirimit, caktohet Kryetar i Komitetit Ekzekutiv të Tiranës në këtë periudhë konstaton se vendi po shkonte drejt aneksimit nga jugosllavët, dhe se po vendosej diktatura. Prandaj nuk pranoi të bëhej komunist dhenë qershor 1946 dha dorëheqjen. Ka qenë kundërshtar i regjimit, gjë që i kushtoi shtrenjtë. Për bindjet e tij politike burgoset 25 vjet. Vdiq në 10 maj 1981 në moshën 70-vjeçare. U përzgjodh nga komuniteti Tiranas.
20. Ibrahim Sina 1947-1949 dhe 1954-1955
Lindur në Tiranë nga fisi i njohur Sina i Saukut , veprimtar antifashis aktivizohet në formacionet partizane të Pezes ku edhe caktohet me njësër detyrash krahas çlirimit të Shqipërisë.mori pjesë edhe në luftimet për çlirimin e Malit të Zi, Kosovës e Maqedonisë dekorohet me “Urdhrin e Trimërisë” nga Presidiumi i Asamblesë Popullore të Republikës Federative Popullore të Jugosllavisë në vitin 1946. Për shumë vite ka qenë kryetar i Komisionit Qendror të Kontrollit e të Revizionimit të PKSh-së.
21. Isuf Keçi 1950-1951
Lindur në Tiranë në një familje tregtaresh, kryen shkollë e mesme Teknike po në Tiranë. Luftëtar antifashist që në orët e para. Anëtar i Grupit Komunist të të Rinjve. Fiton gradën kolonel, më pas caktohet Kryetar i Komitetit Ekzekutiv të Tiranës nga 1950 deri 1951. Ai u arrestua pasi u akuzua si pjesëmarrës në aktivitete kundër Partisë Komuniste të Shqipërisë dhe mbështetës së rrugës “antiparti” të vëllait të tij Hamit Keçi.
22. Sabri Pilkati 1951-1951, 1961-1962, 1965-1966
Me mbarimin e Normales së Elbasanit, lidhet me Luftën Nacional Çlirimtare.Pas çlirimit kryen detyrën e shefit të kundërzbulimit të vendit, detyrë e nisur që gjatë luftës. Kryen Fakultetin Ekonomik dhe për 23 vjet punon në Komitetin Ekzekutiv të Tiranës, tri herë për nga 1 vit me detyrën e Kryetarit të Komitetit dhe 20 vjet të tjerë si Zv/Kryetari I. Për bindje të ndryshme me vijën e partisë, në vitin 1975 e largojnë nga Tirana. Në 1980 dënohet dhe një nga akuzat e dënimit ishte se i kishte mbajtur rezerva partisë, duke mos pranuar më detyrën e Kryetarit të Komitetit Ekzekutiv të Tiranës.
23. Peço Kagjini 1951- 1952
Ishte delegat në Kongresin e Përmetit me 24 Maj 1944. Kryetar i qarkut të Gjirokastrës në vitin 1945. Në nëntor 1946 kryetar i prefekturës së Tiranës. Diplomat në Beograd gjatë viteve 1947- 1949. Gjatë periudhës 1951-1952 Kryetar i Komitetit Ekzekutiv të Tiranës. Ka qenë Zv. ministër i Arsimit dhe Bujqësisë, dhe ka mbuuar detyra të tjera të rëndësishme. Në konferencën e partisë për Tiranën, në prill 1956, Peço denoncoi favoret e jetës në Bllok, rrogat e larta, privilegje të paligjshme të Bllokut. Këtu filloi persekutimi i cili vazhdoi përgjatë 35-viteve në burgje dhe në internim në Belsh të Elbasanit.
24. Sami Gjebero 1953 – 1954 dhe 1956-1957
Lindur në Gjirokastër ku edhe u shkollua, pjesmarës aktiv në luftën antifashiste, anëtar i sektorit politik tëBrigadës VII partizane. Me detyra të ndryshme partie dhe ekzekutive.Përdisa mandate deputet në Kuvendin e Shqipërisë që nga viti 1962. Sami Gjebero emërohet ambasador i jashtëzakonëshëm e fuqiplotë i Republikës Popullore të Shqipërisë në Republikën Arabe të Bashkuar më 1968. Presidenti socialist egjiptian, Gamel Nasser, mendoi të bashkohej Egjiptin me fqinjin e tij të largët, Sirinë. Kështu u krijua Republika e Bashkuar Arabe, një eksperiment i destinuar të dështonte. Por vdekja e Nasserit në 1970, bëri që Republika e Bashkuar Arabe të shpërbëhej dhe të krijoheshin sërish shtetet e Egjiptit dhe Sirisë. Po kështu përfundoi edhe detyra diplomatike e Gjeberos. Kryetar i Komitetit Ekzekutiv të Tiranës, PPSH
25. Irfan Çelkupa 1954-1955
Me origjinë nga Shijaku, shkollohet në Durrës , aktivizohet në formacionet partizane të Pezes ku edhe caktohet me njësër detyrashsi përgjegjës rinijegrup, zv/komisar dhe komisar batalioni etj. Si Komisari i Batalioni të Dytë të brigadës XXIII ka hyrë në histori si i pari partizan që mbajti fjalim nga ballkoni i Bashkisë së Shkodrës duke deklaruar çlirimin e Shkodrës dhe si rrjedhojë edhe të mbarë Shqipërisë. Mori pjesë edhe në luftimet për çlirimin e Malit të Zi, Kosovës e Maqedonisë Pas çlirimit për vite me rradhë zgjidhet deputet i Durrësit dhe i Tiranës. Anëtar i Komitetit Qendror të PPSh.
26. Rifat Dedja 1958-1961 dhe 1962-1964
Rifat Dedja ka qene, ekonomist i shquar i sistemit financiar dhe bankar, Lindi me 5 mars 1921 ne Shkodër, në një familje e njohur për tradita atdhetare, mikpritëse dhe arsimdashëse. Arsimimi. Pas përfundimit të shkollës fillore “Haslikaj” në qytetin e lindjes, gjatë periudhës 1921-1939 ndjek dhe përfundon shkollën e mesme në Gjimnazin Shtetëror të Shkodrës. Pas çlirimit kryen studimet për financë. Punon si drejtues me detyra të ndryshme ne rrethe te vendit. Kryetar i Komitetit Ekzekutiv të Tiranës, PPSh.
27. Rexhep Guma 1960-1961
Lindur në Tiranë ku dhe u shkollua deri në të mesmen. Mori pjesë aktive në luftën antifashiste duke u perfshir në brigadën e XXII partizane në batalionin e III të saj nga dokumentacioni i batalionit vlerësohet si njei aktiv. Kjo brigadë mori pjesë edhe në luftimet për çlirimin e Malit të Zi, Kosovës e Maqedoni ne 21 dhjetor 1945 kthen në atdhe. Si luftëtar edhe ne trojet e Jugosllavisë Kapiteni i parë Rexhep Guma dekorohet me “Urdherin e Trimërisë”nga Presidiumi i Asamblesë Popullore të Republikës Federative Popullore të Jugosllavisë në vitin 1946. Kalon ne detyra partie si Sekretari Parë në Krujë, Tropojë, Lushnje dhe Kryetar i Komitetit Ekzekutiv në Durrës dhe Tiranë. Kryetar i Komitetit Ekzekutiv të Tiranës, PPSh.
28. Abdyl Këllezi 1967-1969
Lindur me 20 gusht 1919, në Tiranë. Në vitin 1937 ndjek Shkollën e Lartë Ushtarake per xhenjer ne Rome të cilen e nderpreu ne vitin 1939. Si kundershtar i pushtimit italian të Shqipërisë, internohet në ishullin Ventotempo në Itali.Vjen në atdhe e merr pjesë aktive në luftën antifashiste. Komisar i Brigadës XVI partizane. Pas çlirimit mori poste të ndryshme në qeverinë e asaj kohe, si Governatornë Bankën e Shtetit nga 1946 – 1948. Nevitin 1952, ndjek dhe përfundon studimet pa shkeputje nga puna pranë Institutit të Lartë Ekonomik ne Tirane. Ka qenë anëtar i byrosë politike të PPSH, Ministër i Ekonomisë, Kryetari i Komisionit të Planit të Shtetit dhe zv/ Kryeministër etj. Prishja e marrëdhënieve më Kinën do të bënte që dhe për Këllezin të vinin ditët e këqija, uakuzua dhe u ekzekutuar me pushkatim në vitin 1976 si “puçist”. Kryetar i Komitetit Ekzekutiv i Tiranës
29. Myqerem Fuga 1970-1973
Luftëtar antifashist për çlirimin e vendit dhe të Malit të Zi . Drejtues i rëndësishëm në organizimin dhe drejtimin e forca partizane po ashtu edhe organizator i formave te para demokratike të qeverisjes vendore (këshillat antifashiste) Myqerem Fuga do të mbante detyra të larta duke Deputet i Kuvendit Popullor që nga viti 1954, Ministër i Industrisë së Lehtë dhe Ushqimore, si dhe Kryetar i Komitetit Ekzekutiv të Këshillit Popullor të Rrethit të Tiranës. Si Kryetar i Komitetit Ekzekutiv ka meritën e realizimit të ndërtimit të një nga simboleve të rëndësishme të historisë së vendit Varrezat e Dëshmorëve të Kombit. Kryetar i Komitetit Ekzekutiv të Tiranës, PPSh
30. Ndue Marashi 1974-1975
Në vitin 1939, familja vjen me banim nga Shkodra, në Tiranë. Ndue Marashi mbaron degën Zooteknike të Institutit Bujqësor të Tiranës, emërohet pedagog pranë këtij instituti. Nga aty, Kryetar të Kooperativës Bujqësore të Kasharit në Tiranë. Në pak kohë e sjellin në Komitetin e Partisë të Rajonit Nr. 4 të kryeqytetit, si sekretar i dytë, e më pas si Sekretar i Parë. Emërohet Kryetar i Komitetit Ekzekutiv të Tiranës, duke qenë dhe anëtar i Komitetit Qendror të Partisë. Në vitin 1975 në Baldushk ngordhin mbi 100 krerë lopë, akuza e partisë ishte se i kanë helmuar “armiqtë e partisë e të popullit”. Partia akuzon kryetarin e Komitetit Ekzekutiv, Ndue Marashi; formulohet akuza e “përgjegjësisë për këtë punë armiqësore!”. Disa ditë më vonë Ndue Marashi gjendet i vrarë në shtëpi dhe nuk është sqaruar edhe sot në se është vrasje apo vetëvrasje. Kryetar i Komitetit Ekzekutiv të Tiranës, PPSHh
31. Nesip Ibrahimi 1976 – 1983
Lindi në Gjirokastër më 20 korrik 1932, kreu shkollimin deri në të mesmen po në Gjirokastër, në Tiranë ndjek shkollën e mesme profesionale e njohura me emrin “Shkolla Teknike” ku specializohet për mekanik . Në periudhën 1945-1952 punon si mekanik në Tiranë. Ndjek Universditetin për inxhinier mekanik për shumë vite punon si inxhinier në ndërmarrje të ndryshme në Tiranë por edhe si drejtues i seksionit të industris në pushtetin lokal të Kohës. Për shumë vite ka punuar në Kombinatin Kimiko-Metalurgjik të Laçit si inxhinier, kryeinxhinier, drejtor . Kryetar i Bashkimeve Profesionale të Tiranës. Anëtar i Komitetit Qëndror të PPSH. Aktualisht Doktor i Shkencave në fushën e korzionit. Kryetar i Komitetit në Shkodër. Kryetar i Komitetit Ekzekutiv i Tiranës
32. Pjetër Kosta 1983-1984
Lindi në Shkodër më 1918 , u përshi në lëvizjen komuniste dhe në rradhet e ushtrisë antifashiste. Pas çlirimit kryen njeser detyrash si anëtar të Komitetit Qendror të Partisë që nga qershori i vitit 1956 , zgjidhet deputet i Tiranës në Kuvendin Popullor për disa mandate, Ministër i ekonomisë komunale ne disa qeveri duke filluar që nga viti 1962. Kryetar i Komitetit Ekzekutiv të Tiranë
33. Jashar Menzelxhiu1984-1985
Lindi në Dibër, luftëtar antifashist, kandidat për anëtar i Komitetit Qendror të Partisë që nga shkurti i vitit 1961. Sekretar i Parë i Komitetit të Partisë në rrethet Peshkopi, Elbasan, Kukës, Sarandë etj. Deputet i Kuvendit Popullor që nga qershori 1962 e deri më 1982 kur zgjidhet edhe nënkryetar i kryesisë së Kuvendit Popullor të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë.
34. Leandro Zoto 1987-1989
Lindi në fshatin Vuno më 1935, gjimnazin e kreu në Vlorë. Në vitin 1959 përfundon Universitetin Shtetëror të Tiranës në degën Inxhinieri ndërtimi dhe menjëherë caktohet kryeinxhinier i Hidrocentralit të Bistricës. Për vite me radhë punon si projektues, zbatues dhe drejtues në shumë vepra në Sarandë, Fier, Fierzë etj. Në vitet 1976-1987 mbulon detyrën e zv/ Ministrit të Ndërtimit, Kryetar i Komitetit Ekzekutiv të Këshillit Popullor të rrethit të Tiranës, Kryetar i Komitetit Ekzekutiv të Këshillit Popullor të Rajonit Nr.3 në Tiranë. Del në pension Kryetar i Komitetit Ekzekutiv.
35. Llambi Gegprifti 1986 – 1987 dhe 1989 – 1990
Lindi më 14.02.1942 në Pogradec anëtar i i Partisë së Punës së Shqipërisë nga 1964. Ka kryer studimet ne Fakultetin Gjeologji-miniera dhe ka punuar në disa miniera të vendit. Në nëntor 1971 zgjidhet kandidat i K.Q. i PPSH. Më 1974 zv/Ministër i Mbrojtjes, në 1978 ishte zëvendës kryetar i parë i Kuvendit Popullor. Më 15 janar 1982 u emërua Ministër i Industrisë dhe Minierave deri më 23 nëntor 1982. Drejtor i Kombinatit të Auto traktorëve ”Enver Hoxha” po më 1982. Midis 1986 dhe 1987 ishte Kryetar i Komitetit Ekzekutiv të Tiranës. Prej 1987 deri 1989, ai ishte përsëri Ministri i Industrisë dhe Minierave Më 1989, ai ishte përsëri Kryetar i Komitetit Ekzekutiv të Tiranës deri 1990. Mbas kësaj periudhe fillon lëvizja për demokratizimin e jetës së vendit ku përfshihet edhe pushteti vendor.
Kryetar i Komitetit Ekzekutiv, PPSH
36. Tomor Malasi 1991–1992
Në shtator të viti 1991, në bazë të një vendimi të Parlamentit të asaj kohe, kryetari i bashkisë së qytetit do të vendosej nga ajo parti që kishte fituar zgjedhjet. Kështu Tomor Malasi ishte i emëruari i Partisë Demokratike si kryetar i Komitetit Ekzekutiv Pluralist. Ai ka punuar si inxhinier mekanik në disa uzina mekanike të vendit tonë, si në uzinën “Dinamo”, apo në Kombinatin Metalurgjik. Në vitin 1992 zgjidhet deputet dhe zv/kryetar i Parlamentit, më 1996 del në pension.
37. Sali Kelmendi 1992 – 1996
Ka lindur në Tiranë më 31 maj 1947. Ai ishte inxhinier, pedagog dhe politikan. Një nga themeluesit e Partisë Demokratike të Shqipërisë në1990.
Është kryetari i parë i zgjedhur me votë direkte nga qytetarët e Tiranës në zgjedhjet demokratike të korrikut më 1992. Gjatë viteve 1992-1996, ai ka kontribuuar në transformimin e Tiranës nga një ekonomi e centralizuar në një sistem të tregut të lirë. Kryetari i parë i Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë.
38. Albert Brojka 1996 – 2000
Ka lindur në Tiranë. Kreu gjimnazin Petro Nini Luarasi dhe më pas Fakultetin Gjeologji-Miniera. U specializua në fushën e vet në Turqi dhe Japoni. Si inxhinier minierash ai ka dhënë edhe kontribut në zhvillimin e fushës minerare në Shqipëri. Ka qenë zëvendës Ministër, Ministër i Ndërtimit, kryetar i Partisë Demokratike në Tiranë si dhe kryetar i Bashkisë së Tiranës prej vitit 1996 deri në vitin 2000.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, PD
39. Edi Rama 2000-2004, 2004-2008, 2008 -2011
Lindi në Tiranë, më 4 korrik 1964. Përfundoi Liceun artistik Jordan Misja dhe Akademinë e Arteve, në degën e arteve figurative. Për disa vite punoi si pedagog po pranë Akademisë së Arteve ndërkohë që kreu edhe disa kualifikime në disa vende të ndryshme. Është një politikan që në fillimin e lëvizjeve për Demokraci, sportist, artist, pedagog, shkrimtar. Kryetar i Partisë Socialiste të Shqipërisë që nga viti 2005. Ministër i Kulturës, Rinisë, dhe Sporteve 1998-2000 dhe Kryeministri aktual i Shqipërisë, që prej vitit 2013.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës për tre mandate nga 2000 në 2011, PS
40. Lulzim Basha 2011-2015
Lindi më 12 qershor 1974 në Tiranë, mbaroi shkollën 8-vjeçare dhe të mesme po në Tiranë. Në vitin 1993, nisi studimet në Universitetin e Utrechtit në Holandë, ku mori titullin Jurist i specializuar në të drejtën europiane dhe ndërkombëtare publike. Gjatë periudhës Maj 1998 – Korrik 1999, u bë pjesë e skuadrës që përgatiti aktakuzën për krime lufte ndaj Sllobodan Millosheviçit në Gjykatën Ndërkombëtare për Krimet e Luftës në ish-Jugosllavi.
Ministër i Punëve Publike, i Transportit dhe Telekomunikacionit i Shqipërisë 2005, Ministër i Jashtëm i Shqipërisë 2007, Ministër i Brendshëm i Shqipërisë 2009, Kryetar i Partisë Demokratike më 22 korrik 2013.
Kryetari aktual i Bashkisë së Tiranës, PD.
Valter Gjoni, Revista JAVA