in

E moshuara kthehet mbrapsht në kufirin grek, reagon PDIU e Elbasanit

Ka lindur në Çamëri ndaj 73 vjeçarja Zeneli nuk lejohet të hyjë në Greqi. PDIU: “Veprime të tilla të Greqisë cenojnë rëndë të drejtat themelore të njeriut, përbëjnë një akt të turpshëm dhe të dënueshëm”

Elbasan, 19 mars 2012 – Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet, dega Elbasan, ka dënuar sot rëndë aktin e kthimit të bashkëqytetares 73-vjeçare Mereme Zeneli në kufirin shqiptaro-grek, për shkak të vendlindjes së saj Çamëri. Sipas anëtares së kryesisë së kësaj partie në Elbasan, Ilda Nako, “ky akt tregon edhe një herë shenjat e panikut që kanë kapur autoritetet shtetërore greke, në kuadër të veprimeve konkrete për zgjidhjen e çështjes çame”.

“Tentativat e Greqisë për të ndaluar çdo përpjekje të zgjidhjes së çështjes çame, nëpërmjet metodave që cenojnë rëndë të drejtat themelore të njeriut, përbëjnë një akt të turpshëm dhe të dënueshëm”, tha ajo. Sipas Nakos “sa herë që pala greke vëren forcimin e vazhdueshëm të çështjes çame dhe mos-komprometimin e PDIU-së në betejën e vet institucionale, politike dhe juridike, përdor të njëjtën metodë për të trembur komunitetin e shqiptarëve të Çamërisë dhe forcën politike që e përfaqëson”.

73-vjeçarja Mereme Zeneli ka shpjeguar se polici grek pasi i ka lexuar në pasaportë vendlindjen Çamëri i ka vendosur një kryq në pasaportë dhe nuk i ka kthyer përgjigje pyetjes së saj se pse nuk mund të kalojë dot. (ATSh)

Ekonomisti i bankës botërore: “Suksesi ekonomik i Shqipërisë erdhi nga emigracioni masiv”

Arrestohet në Durrës 48-vjeçari i dënuar nga gjykata e Riminit për abuzim mbi të mitur