in

E shtyp kabina e ashensorit ndërsa ngrinte një tabaka


Kështu ka humbur jetën në Torrette të Ankonës Xhemal Mustafaraj në hotelin ku punonte

Romë 11 shkurt 2011 – Quhej Xhemal Mustafaraj, 58-vjeçari shqiptar që humbi jetën sot në Hotel Sporting në Torrette di Ancona. Me sa është bërë e ditur punonjësi po mundohej të nxirrte një tabaka që kishte rënë në gropën e ashensorin që hotelet përdorin për zhvendosjen e mallrave dhe peshave. Duket se ai kishte ngecur mes katit të parë dhe të dytë e më pas është shtypur nga kabina e ashensorit.

Emigranti shqiptar jetonte prej shumë kohësh në Ancona. Megjithë ndërhyrjen e menjëhershme të ekipit mjekësor, për të nuk pati asnjë shpresë. Në vendngjarje kanë shkuar dhe specialistë të Policisë shkencore në kërkim të elementëve të nevojshëm për të kuptuar si ka ndodhur episodi tragjik.

Udhëtimi im drejt perëndimit me 150 lekë në xhep

Flukset: Përparimi i praktikës kontrollohet on-line