in

E vdekur prej tetë muajsh, vazhdon “të marrë” pensionin social

Zbulohet në Pinerolo të Torinos, rasti i fundit me protagonistë shqiptarë i marrjes së pensionit social padrejtësisht. Atë e bir duhet t’i kthejnë INPS-it rreth 7.500 euro

Torino, 19 qershor 2015 – Kish vdekur që në fillim të tetorit 2014 në Shqipëri, por në Pinerolo të Torinos INPS vazhdonte t’i jepte pensionin social, një shumë të vogël që shteti italian u jep më të varfërve për të mbijetuar në Itali. 

Ka qenë Guardia di Finanza që ka zbuluar rastin e mashtrimit në dëm të INPS-it. Sipas policisë financiare, i biri L.A. i gruas së vdekur ka vazhduar të tërheqë pensionin social të saj që derdhej nga instituti i sigurimeve shoqërore italiane në një librezë postare. Duke i shkaktuar INPS-it një dëm prej 1.714 eurosh.

E nuk mbaron me kaq. Financierët kanë zbuluar se edhe i shoqi i të vdekurës, J.A., merrte një pension social në emër të tij, 568 euro në muaj. Edhe ky padrejtësisht. Nga kontrollet mbi të është vërejtur që burri nuk ka hyrë në Itali që nga korriku i vitit të shkuar, ndaj ka përfituar padrejtësisht nga INPS 5.672 euro.

Me sinnjalizimin e policisë financiare, INPS ka pezulluar të dyja pensionet e ka nisur procedurat për rikuperimin e rreth 7.500 eurove që atë e bir i kanë marrë pa pasur të drejtë. 

Nis Ramazani. Agjërim dhe lutje edhe në Itali

Dyzet kryetarët që kanë drejtuar Tiranën për një shekull