Me një ndihmë prej 400,00 eurosh
Romë, 30 qershor 2011 – Fushatën për mbledhje fondesh në mbështetje të Kombëtares shqiptare të Regbit, për të mundësuar ëndrrën e tyre të përfaqësimit të Shqipërisë në Olimpiadat e Rio De Zhaneiros 2016, e përkrah një tjetër ndërmarrje. Ditta ISOLtecnic S.r.l. e Bolonjës u ka ofruar një shumë prej 400, 00 eurosh djemve shqiptarë të regbit. Ajo u bashkohet kështu kontribuuesve të parë që janë Impresa edile Arben Myrtaj (100,00 euro) dhe Ditta PIERRE S.r.l. e Pirro Qendros e Redian Hetemit (200,00 euro), si edhe anëtarët e shoqatës Skanderbeg të Bolonjës që kanë mbledhur për kombëtaren 500,00 euro.
Për të mbështetur Kombëtaren shqiptare të Regbit dhe ëndrrën e saj për të arritur në Rio De Zhaneiro është promovuar një fushatë për mbledhje fondesh, e lindur në kuadrin e Festivalit por që po vazhdon.
Dhuruesit mund të derdhin kontributin e tyre me anë të një urdhër-xhirimi bankar në emër të:
- Pordenone Ovale ASD
- Kodi IBAN: IT 20 K 08356 12503 000000033929
- Pranë: BCC PORDENONESE, Agenzia 3, via Mazzini, 47/d – Pordenone (PN).
Emrat e personave dhe ndërmarrjeve që do të japin kontributin e tyre për Kombëtaren shqiptare të Regbit do t’i botojmë në faqet e Botës Shqiptare dhe te shqiptariiitalise.com, nëse nisin kuponin e urdhër-xhirimit me faks në 051.5076482. Për çdo information mbi kontributin mund të telefonohet në 349.7786592, 347.8427680).