Është një nga angazhimet mbi të cilat lideri i Partisë Demokratike Pier Luigi Bersani do të kërkojë votëbesimin në Parlament. “Një bashkësi urgjencash demokratike dhe sociale”
Romë, 4 mars 2013 – “Të drejtat e qytetarisë” do të jenë pjesë e programit me tetë pika mbi të cilin sekretari i PD-së, Pier Luigi Bersani, do të kërkojë votëbesimin e Parlamentit, nëse do të ngarkohet nga Presidenti të formojë një qeveri. Duke u përpjekur të mbledhë, veçanërisht në Senat, edhe votat e Lëvizjes 5 Yjet.
I intervistuar mbrëmjen e t ëdielës nga Fabio Fazio në programin televiziv “Che Tempo che fa”, Bersani është shprehur se ka në mendje “një qeveri për ndryshimin, të bazuar në një program të kufizuar e të qartë”. Dhe ka renditur disa pika që duhet të aprovohen sot nga grupi drejtues i PD-së:
1. Ligj kundër korrupsionit dhe kundër mafies;
2. Ligj mbi konfliktin e interesave;
3. Masa për një politikë më serioze e më pak të kushtueshme;
4. Reforma e partive;
5. Ndërhyrje të menjëhershme mbi emergjencat shoqërore;
6. Ndërhyrje mbi ekonominë dhe kundër konsumimit të territorit;
7. E drejta e shtetësisë dhe e çifteve të homoseksualëve;
8. Financimi i shkollës publike dhe e drejta e studimit.
Bersani e ka përkufizuar këtë program “një bashkësi pikash urgjente, qoftë nga ana demokratike, qoftë nga ana shoqërore”. Bersani mendon për “një qeveri që të paraqitet në Parlament me një program të qartë, të nevojshëm, të kufizuar e mbi të të kërkojë besimin”. “Nëse nuk do të fillohet kështu – ka shtuar Bersani – besoj se është e vështirë që gjërat të rregullohen”.
Leggi anche: Bersani, chieda la fiducia anche sulla cittadinanza per le seconde generazioni