in

Edhe Skanderbeg i Fermos nis kursin e gjuhës shqipe

Më 9 janar, shoqata Skanderbeg e Fermos ka inauguruar kursin e gjuhës shqipe për fëmijët shqiptarë me moshë nga 8 deri në 14 vjeç. Kursi prej dy orësh do të zhvillohet të dielën pasdite për 20 javë në ambientet e Vilës Murri, në Porto Sant’Elpidio. Do të drejtohet nga mësuesja Edlira Rodhe që është edhe sekretare e shoqatës dhe do të ofrohet jo vetëm mësimi i gjuhës shqipe por edhe nocione të letërsisë, gjeografisë dhe historisë së Shqipërisë.

Në kurs janë regjistruar 14 nxënës, por nga shoqata na thonë të sigurt se do të arrijnë të kenë rreth 20. Shoqata ka siguruar librat shkollorë falë ndihmës së ministrisë shqiptare të Arsimit dhe komunës së Beratit, që është e binjakëzuar me atë të Fermos. Ndërsa për sigurimin e ambientit dhe mbështetjen, shoqata falënderon komunën e Porto Sant’Elpidios dhe shoqatën Ambito Sociale 20.

Kursi është pjesë e një projekt provincial i shoqatës dhe së shpejti ajo do të hapë kurse të tilla edhe në komuna të tjera të provincës së Fermos, si në Magliano Piceno. Me këto kurse, shoqata ka për qëllim të çojë më tej punën e saj  për ruajtjen gjuhës dhe të kulturës shqiptare, në vazhdimësi të veprimtarive të organizuara në 100 vjetorin e lindjes së Nënë Terezës.

Në ceremoninë e përurimit ishin të pranishëm përfaqësues të komunës së Porto Sant’Elpidios dhe shumë fëmijë e prindër.

Kush dëshiron të regjistrojë fëmijët në këto kurse mund të kontaktojë shoqatën në këto numra telefoni Tel&Fax: 0734-649504 celular 338-4954355 apo me E-mail në info@skanderbeg.org

Puthja e shtrenjtë

Një shqiptare në Grande Fratello