Përballje fizike në sallë të gjyqit. Ndërhyjnë efektivët e grupit të gatshëm të gjykatës që shoqërojnë në polici avokatin Bujar Dyrmishi
Tiranë, 19 shtator 2012 – Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur gjatë një gjyqi në Elbasan. Avokati i një çështjeje civile është zënë me gjykatësin, fillimisht me fjalë e më pas edhe fizikisht. Avokati në fjalë është Bujar Dyrmishi, ish kryetar i Gjykatës së Librazhdit rreth dy dekada më parë, ndërsa gjyqtari, Xheladin Karkini, i rrethit Gjyqësor të Elbasanit. Burimet zyrtare konformuan se u desh ndërhyrja e grupit të gatshëm të gjykatës së Elbasanit i cili bëri edhe shoqërimin avokatit Bujar Dyrmishi në polici.
Pas kësaj ngjarjeje të pazakontë në Gjykatën e Elbasanit u ndërprenë për 90 minuta të gjitha seancat.