in

Elbasani i shpreh mirënjohje vajzës së tij, Enis Xhepës, për rezultatet e larta në ShBA

Kryetari i Bashkisë i jep një titull mirënjohjeje vajzës që pas mbarimit të shkollës së mesme në Elbasan është vlerësuar me Certifikatë Ekselence në Florida

Enis Xhepa dhe kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Qazim Sejdini
Elbasan, 19 korrik 2012 – Vajza nga Elbasani, Enis Xhepa, është vlerësuar me titull mirënjohjeje nga kryetari i Bashkisë, Qazim Sejdini, me motivacionin “Prezantim dinjitoz të njohurive të fituara në vendlindjen tënde Elbasan, duke arritur rezultate të shkëlqyera akademike gjatë studimeve në ShBA”.

Pasi përfundoi shkollën e mesme në Elbasan, Enisi bashkë me familjen e saj shkoi në Florida ku edhe ndoqi një vit shkollën dhe u vlerësua me Certifikatë Ekselence për arritjet e saj në shkollën e mesme të Floridas. Duke kapur pikët maksimale, asaj i kanë ofruar tashmë studime me bursë të plotë 32 universitete amerikane.

Në këtë kuadër, kreu i Bashkisë, Qazim Sejdini, e priti dje në zyrën e tij nxënësen e shkëlqyer Enis Xhepa, duke i uruar asaj suksese në studimet e larta në SHBA. “Arritjet e tua të larta duhet të jenë shembull për të gjithë bashkëmoshatarët e tu elbasanas. Është një vlerësim për ne që një vajzë nga qyteti ynë bëhet shembull në Amerikë “, tha në fjalën e tij Sejdini.

Enisi u shpreh se ka zgjedhur të studiojë për mjekësi, dhe ka falënderuar kreun e Bashkisë per vlerësimin që i ka bërë, duke premtuar se në të adhmen do të rikthehet në qytetin e saj të lindjes. (ATSh)

Sanatoria. Ministri Riccardi: “Është një mundësi për integrimimin”

Hakmarrja përgjak Tiranën