in

Elhaida Dani: “Krenare për Vendin tim”

“Nuk ma priste mendja, por kur dëgjova emrin e vendit tim të shpallej i pari mes atyre finaliste, ishte çmenduri dhe lumturi e madhe”. Kështu deklaron Elhaida Dani në konferencën e shtypit të mbajtur në Vjenë me dhjetë finalistët e parë të Eurovisionit, menjëherë pas përfundimit të natës së parë.

Pyetjes së parë se si ndihet në këto çaste Elhaida i përgjigjet: “Pata përgjegjësinë e madhe të përfaqësoja vendin tim, e nuk është pak. Të qenit në finale është e pabesueshme. Tani, rezultati nuk ka më rëndësi, edhe vetëm pjesëmarrja në finale mjafton. Jam shumë krenare për vendin tim”.

Kujt e pyet për ndërrimin e këngës nga Diell, me të cilën fitoi festivalin e Këngës në RTSh, në I’m alive me interpretimin e të cilës Elhaida fitoi të martën të drejtën e pjesëmarrjes në finalen e madhe, i shpjegon se ky ishte një ndryshim i çastit të fundit, për shkak se kompozitori vendosi të tërheqë këngën për arsye personale. “Mendova se aq ishte, nuk do të arrinim të merrnim pjesë në Eurovision. Por për tre ditë arritëm të përgatitemi me këngën e re. Tani ndihem e lumtur që jam këtu me I’m alive, këngën e Zzap’n Criss. Më pëlqen shumë” deklaron Elhaida.

Në fund ajo ka tërhequr shortin për radhën e paraqitjes të shtunën më 23 maj: Shqipërisë i takon të prezantohet në pjesën e dytë të finales së Eurovisionit. 

Lexo edhe: Vazhdon ëndrra vjeneze e Elhaidës dhe Shqipërisë

Shqiptari i Italisë
(Ndiqni Shqiptariiitalise.com edhe në Facebook dhe Twitter)

Eurovision. Vazhdon ëndrra vjeneze e Elhaidës dhe Shqipërisë

Edlira Dobrushi, 10 vjet në psikiatri për vrasjen e tre vajzave