in

Eliza Dushku sjell nje dokumentar për Shqipërinë

“E dashur Shqipëri” është titulli i dokumentarit të aktores amerikane me origjinë shqiptare Eliza Dushku që përmbledh udhëtimet e saj nëpër Shqipëri

“E dashur Shqipëri. Kam qenë gjithnjë kureshtare dhe e hipnotizuar nga misteret e tua. Unë jam një shqiptare e Amerikës nga Bostoni. Gjyshërit e mi emigruan në Amerikë në vitet 1940 dhe u larguan nga kjo jetë përpara se unë të lindja. Babai im më ka mësuar të jem krenare për gjakun tim shqiptar dhe tani është koha për mua që të zbulojë përse-ne”.

Me këto fjalë e nis dokumentarin e saj nën titullin “E dashur Shqipëri” aktorja hollivudiane me origjinë shqiptare, Eliza Dushku, një dokumentar që synon ta bëjë Shqipërinë një vend edhe më atraktiv për të huajt, raporton Vizion Plus. Dokumentari është një përmbledhje e udhëtimit të saj nëpër Shqipëri, në disa qytete kryesore si Berati, Gjirokastra, Vlora, Saranda etj. Ne të janë pasqyruar vizitat e saj në manastire, në plazhet e mrekullueshme të Shqipërisë, por edhe takimet me njerëzit e thjeshtë apo dreka me miqtë.

 

Italia që arreston në Shqipëri

Inaugurohet tuneli i rrugës së re Elbasan Tiranë