in

Emergjenca burgje: 67.600 të burgosur për 45.320 vende

Mëse 40% janë të huaj. 2.873 shqiptarë.

Romë, 8 prill 2011 – Në 15 muajt e fundit situata kritike e njohur nga qeveria për burgjet italiane është përkeqësuar edhe më shumë.  Më 13 janar 2010 kur u shpall gjendja e jashtëzakonshme e burgjeve, të burgosurit ishin 65.067 kundrejt kapacitetit prej 44.055 vendeve: pas 15 muajve, më 31 mars mbipopullimi i tyre është rënduar edhe më shumë, pavarësisht rritjes së kapacitetit të tyre me 1.265 vende të reja, pasi numri i të dënuarve është rritur me dyfishin e ritmit,  me plot 2.533 vetë.

E thotë qendra e studimeve ´Ristretti Orizzonti´ mbi të dhënat e Departamentit të administrimit të Burgjeve të ministrisë së Drejtësisë. Nga këto të dhëna del në dritë që të burgosurit më 31 mars 2011 janë 67.600 (ishin 65.067 15 muaj më parë, në janar 2010, kur qeveria shpalli gjendjen e jashtëzakonshme për burgjet), 22.280 më shumë se kapaciteti maksimal i tyre, 45.320, kundrejt 44.055 që ishte 15 muaj më parë).

Përsa i përket numrit të të burgosurve të huaj, më 31 mars janë 24.834, nga të cilët 1.255 gra). Në burgjet italiane ka 2.873 shqiptarë, që renditën pas marokenëve (5.209 vetë), rumunëve (3.609) dhe tunizianëve (3.144).

Nga të gjithë të burgosurit, janë ende të pandehur 28.220 vetë, nga të cilët më shumë se gjyma janë në pritje të sentencës së shkallës së parë (14.260). të dënuarit me sentencë përfundimtare janë 37.591, të internuarit 1.698, nga të cilët 1.535 në spitale psikiatrike.

Ndërsa ata që vuajnë masë dënimi alternative të mbylljes në burg janë vetëm 16.018, vetëm 1.788 (mes të cilëve 430 të huaj) janë ata që kanë përfituar nga i ashtuquajturi ligji për zbrazjen e burgjeve, që mundëson arrestin shtëpiak për ata të cilëve u ka mbetur më pak se një vit dënim.

Fakti që janë vetëm 16.018 të dënuarit me masa alternative (nga të cilët 8.604 u janë besuar shërbimeve sociale, 858 janë në liri të kufizuar dhe 6.556 në arrest shtëpie) shpjegohet me ardhjen në fuqi të ligjit ex-Cirielli që shkurtoi kohën e parashkrimit të veprave penale por edhe kufizoi masat alternative për përsëritësit e krimeve.

Shumë i ulët edhe numri i të dënuarve me punë të dobishme për komunitetin, vetëm 41 vetë, dhe i të burgosurve që mund të punojnë jashtë mureve të burgjeve, 423. Më konsistente shifrat për ata që kanë sanksione zëvendësuese: 2.023 janë në liri të survejuar dhe 104 në liri të kontrolluar.

Nuk përtërihet leja e qëndrimit vetëm për një kurs

Kosovë: Pacolli emërohet zëvendës kryeministër