in

Nuk përtërihet leja e qëndrimit vetëm për një kurs

Përtëritje e lejeqëndrimit për studime nuk lejohet vetëm për një kurs të veçuar       
Qarkore e Ministrisë së Brendshme e 22.02.2011 Nr. 400/A/2011/12.214.39

Edhe një herë Ministria e Brendshme ndërhyn për të sqaruar lidhur me hipotezën e përtëritjes së lejeqëndrimit të një studenti jo komunitar për arsye studimi

Në qarkore specifikohet se i huaji që ka hyrë në Itali për të frekuentuar një kurs të vetëm studimesh (jo universitare) nuk mund të përtërije lejeqëndrimin nëse pas përfundimit të kursit, vendos të regjistrohet në një kurs tjetër.

Mundësia e përtëritjes së lejeqëndrimit për studim, i lejohet vetëm qytetarëve të huaj që, pasi janë regjistruar në një fakultet, më pas vendosin ta ndërrojnë atë. Ndërsa kursi i veçuar nuk konsiderohet i lidhur me një studim universitar.

Në rast se i huaji, që ka frekuentuar një kurs të vetëm, vendos të regjistrohet në një fakultet për të marrë diplomën, mund të përtërijë lejeqëndrimin vetëm më kusht që dega e zgjedhur të ketë lidhje ose të jetë vazhdim i kursit të kryer. Lidhja ose vazhdimësia duhet të dëshmohen nga studenti i huaj nëpërmjet deklaratës së lëshuar nga Universiteti.

E njëjta gjë vlen dhe për studentët e huaj që pasi marrin diplomën, duan të frekuentojnë kurse të veçuara për të hyrë në kurse pas universitare si për shembull shkolla specializimi, master apo doktoratura hulumtimi. Edhe në këtë rast është e mundur marrja e lejeqëndrimit me kusht që autoritetet akademike kombëtare të dëshmojnë lidhjen mes kursit të veçuar dhe ecurisë studimore të kryer deri në atë kohë.

Shkarko qarkoren

Kosova bëhet me presidente

Emergjenca burgje: 67.600 të burgosur për 45.320 vende