in

Emigrantët në Europë i shqetëson më shumë shëndeti dhe puna se ksenofobia

Studim i universitetit të Luksemburgut bazuar mbi të dhënat e një anketimi social evropian që ka përfshirë 32 mijë emigrantë të brezit të parë e të dyte dhe 160 mijë vendas në 30 shtete

Romë, 6 prill 2013 – Nuk është ksenofobia problemi më i madh i emigrantëve në Europë. Janë shumë më të shqetësuar për vendin e punës e shëndetin.

E thotë studimi i universitetit të Luksemburgut që bazohet mbi të dhënat e një anketimi social evropian që ka përfshirë 32 mijë emigrantë të brezit të parë e të dyte dhe 160 mijë vendas në 30 shtete, i paraqitur në konferencën e përvitshme të British Sociological Association që mbahet në Londër. Rezultatet kanë treguar që ato që hidhërojnë më shumë emigrantët janë kryesisht problemet e punës dhe të shëndetit.

Papunësia, rroga e ulët dhe sëmundjet janë faktorët e parë që kushtëzojnë mirëqenien e emigrantëve. Studimi ka nxjerrë në dritë që emigrantët në vendet me racizëm më të theksuar, pohojnë se vetëm 2% e hidhërimit të tyre ka për shkak ksenofobinë. Të papunët kanë rezultuar më pak të lumtur se pjesa tjetër e të intervistuarve me 7%, ata që fitojnë pak apo kanë rroga të ulëta janë më pak të lumtur me 11% e ata që kanë probleme shëndeti me 9%.

Mosha dhe koha e kaluar në vendin pritës kanë dalë parametra shumë të rëndësishëm në vetë-perceptimin dhe përkufizimin e shkallëve të mirëqenies: më pak të lumtur janë emigrantët me moshë 41-60 vjeç, më të kënaqurit ata me moshë 22-30 vjeç. Hulumtimi ka nxjerrë gjithashtu në dritë që sa më e madhe është pasuria e Vendit pritës aq më e madhe është pakënaqësia e përjetuar nga emigrantët kundrejt pjesës tjetër të popullsisë.

Stampa. L’agenzia Adnkronos dice “no” alla parola “clandestino”

Referendumi kundër importit të plehrave do të mbahet më 22 dhjetor