in

Emigranti përballë korrupsionit të policisë rrugore në Shqipëri

Falë një ankese të një emigranti shqiptar në Itali, i kthyer në Shqipëri për pushime, “Fiks Fare” ka zbuluar detaje të korrupsionit në Komisariatin e Policisë së Qarkullimit Rrugor në Tiranë. Ata kanë treguar se si, pasi qytetari paguan paratë, arrin të marrë dokumentet e automjetit që i ishin bllokuar dokumentet pa shkak por për t’i kërkuar rryshfet. Pezullohet nga detyra nënkomisari Agim Kamberi dhe niset procedimi disiplinor për këtë punonjës

Tiranë, 5 shtator 2013 – Departamenti për Sigurinë Publike në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit njoftoi pezullimin nga detyra të nënkomisarit Agim Kamberi dhe nisjen e procecimit disiplinor për këtë punonjës. Vendimi erdhi një ditë pas transmetimit në Fiks Fare të detajeve të një rasti korrupsioni në komisariatin e Policisë së Qarkullimit Rrugor në Tiranë falë një ankese të një emigranti shqiptar në Itali.

Në ditët e fundit të muajit gusht emigranti së bashku me familjen shijonte peizazhin e Tiranës nga Mali i Dajtit, por sapo ka hasur në postbllokun e parë të policisë së qarkullimit rrugor është ndaluar për mosndezjen e dritave.

Emigranti u ka kërkuar policëve që t’i kthenin dokumentet e makinës si dhe patentën, përderisa ata e kishin gjobitur. Policët nuk kanë pranuar dhe pas këmbënguljes së tij për të marrë dokumentet e makinës, e kanë shoqëruar për në ambientet e komisariatit nr. 4 të policisë së kryeqytetit.

Ndërsa i kanë marrë dokumentet e makinës së tij, punonjësit e policisë së qarkullimit rrugor të kryeqytetit e kanë sorollatur emigrantin shqiptar për t’i kërkuar para në këmbim të dokumenteve.

Pasi i kanë bllokuar patentën dhe pas qëndrimit për 4 orë në komisariat emigranti është drejtuar përsëri në derën e komisariatit të qarkullimit rrugor të Tiranës. Atje, në sportelin e rojës, ka kontaktuar me një efektiv të kësaj policie, i cili i ka premtuar se do ta ndihmojë për të marrë dokumentet.

Polici ka dalë nga sporteli dhe është ulur në një nga kafenetë që ndodhen pranë këtij komisariati, ku ka pohuar se në këtë periudhë të gjithë policët e qarkullimit marrin ryshfete pasi me ardhjen e qeverisë së re askush nuk do të guxojë më t’u bjerë në qafë qytetarëve.

Duke i treguar rrugën e gjatë që bëjnë këto dokumente të bllokuara për të dalë më parë në një komision, ku emigranti rrezikonte të dënohej vetëm pse nuk kishte ndezur dritat e makinës, efektivi i komisariatit të qarkullimit rrugor të Tiranës i tregon se gjoba që ai rrezikon të marrë është 800 euro deri në heqjen e lejes së drejtimit të automjetit. Për të mos i dërguar dokumentet në Ministrinë italiane të Transporteve, dhe që të mos penalizohet në shtetin ku ai jeton, polici shqiptar i propozon emigrantit një rrugëzgjidhje tjetër, atë të ryshfetit. Kundrejt një pagese që do të ishte më e lartë sesa gjoba, ai i del garant që t’i nxjerrë patentën nga dosja ku është futur.

Pyetje? Përgjigjet falas Linea Amica Immigrazione, në telefon dhe on-line

Çeku familjar edhe për të huajt me kartë qëndrimi. INPS përshtatet