in

Emma Bonino, në tetor vizitë zyrtare në Tiranë

Në kuadrin diplomatik, Emma Bonino do të jetë i pari autoritet i lartë që do të vizitojë Shqipërinë e qeverisë Rama

Tiranë, 21 shtator 2013 – Roma duket se do të “thyejë” akullin diplomatik me Tiranën duke dhënë një sinjal të fuqishëm mbi partneritetin Itali-Shqipëri.

Ministrja e jashtme italiane Emma Bonino do të jetë personaliteti më i lartë europian që do të vizitojë zyrtarisht Tiranën. Kjo vizitë është konfirmuar dje nga Ministria e Jashtme shqiptare, e cila njofton lidhur me takimin e shefit të diplomacisë shqiptare, Ditmir Bushati dhe ambasadorit të Italisë  në Tiranë, Massimo Gaiani.

Në njoftimin e MPJ-së theksohet se “ministri Bushati dhe ambasadori Gaiani diskutuan mbi vizitën në tetor të ministres së Jashtme italiane, znj. Emma Bonino, si homologia e parë që do të vizitojë Tiranën pas zgjedhjeve të 23 qershorit. Dy bashkëbiseduesit theksuan dhe nevojën e intensifikimit të bashkëpunimit ekonomik në rang kombëtar dhe lokal mes dy vendeve”.

Gjatë vizitës që Rama bëri në Romë në korrik të këtij viti, ai takoi edhe Emma Boninon e cila i shprehu gatishmërinë për të vazhduar në ndihmën e Shqipërisë drejt BE-së.  

Jam shumë e kënaqur që pata mundësinë të shoh mikun tim Edi Rama në këtë detyrë të re. – tha në korrik, pas takimit me kryeministrin Rama, ministrja Bonino – Njihemi prej shumë vitesh dhe besoj që së bashku mund të vendosim themelet e një fillimi të ri, një fillimi të ri jo të miqësisë mes vendeve tona, por një fillim të ri për Shqipërinë, në rrugën e saj drejt Europës. E, besoj se ndihma e Italisë mund të jetë vërtetë frytdhënëse, si për ne ashtu edhe për shqiptarët. Një rinisje e vërtetë për ne në një rrugë të vështirë, po me shumë shpresa”.

 

Savona. Merrnin padrejtësisht pensionin social, paditen 19 të huaj

Gazeta Dita: Ambasadori Ceka kërkohet në cilësinë e të pandehurit nga drejtësia greke