in

Eneida Topi dhe Dashuria e Narcisit

Të enjten, më 5 gusht në orën 21.00 në oborrin e Castel S. Angelo-s në Romë, do të prezantohet libri i fundit i shkrimtares Eneida Topi. Quhet “L’amore di Narciso e altri racconti”, është botuar nga Il Sirente dhe paraqitjen e tij do ta bëjnë autorja, Eneida Topi, dhe gazetarja Maria Antonietta Fontana, në kuadrin e manifestimit “Letture lungo il fiume e tra gli alberi”, takim i përvitshëm i verës romane.

Eneida Topi është poeteshë, shkrimtare, piktore shqiptare që prej vitit 1997 jeton në Romë. Është laureuar në “La Sapienza” të Romës për filozofi dhe sot konsiderohet eksperte në letërsinë për fëmijë.punon në fushën e kërkimit mbi artin, filozofinë dhe psikologjinë. Shkruan tregime, ese dhe poezi.

Libri i saj i fundit, “Dashuria e Narcisit dhe tregime të tjera” është një vëzhgim i veçantë mbi mitet, përmes eksplorimit të arketipit: pjesa intime, e pavetëdijshme, përjetësisht me alegori psikike. Është një libër kushtuar prindërve dhe bijve si mjet edukues. Miti të edukon të mendosh, të imagjinosh, të njohësh shpirtin dhe dhimbjen. Të mëson të vërtetën, të flet për ndjenjën, diskuton mbi luftën, të shpjegon fenë, sensualitetin, të mëson me rrezikun, dallimet dhe tolerancën. Mat peshën e fatit, lufton hipokrizinë, të edukon për jetën. Miti nuk të thotë ç’është e drejtë apo e gabuar, ç’është e mira apo e keqja, por të ofron mjetet për të përballur personalisht të tilla problematika.

Bibliografia e Eneida Topit

L’altro nell’altro lato, collana Biblioteka Plejada, Il Rinascimento, Tirana, 1995.

Sekset e artit, collana Biblioteka Plejada, Mesazh, 1996.

C’era una volta la poesia, Fratelli Palombi, Roma, 1998.

Al di là dell’inizio. L’immagine oltre-intellettuale dell’impensabile, CeDiS, Roma, 2006. 113 p. ISBN 9788887491197

Hierophantes, 2006. ISBN 9788887491197


L’amore di Narciso e altri racconti

Shtëpia botuese: Il Sirente (Collana: Fuori / 5)

Çmimi: € 16,00 – 200 faqe

Edicioni i parë: mars 2010

ISBN-13: 9788887847260

 

Ç’plazh të Shqipërisë të zgjedhim për pushimet tona?

Zgjaten radhët për pasaportat biometrike