in

Ermonela Jaho kthehet në Tiranë me Madama Butterfly

Sopranoja e njohur në mbarë botën do të interpretojë në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit në Tiranë, Madamën Butterfly të Giacomo Puccinit. Të enjten, 3 prill, dhe të shtunën, 5 prill

Romë, 1 prill 2014 – Ermonela Jaho kthehet në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit në Tiranë pas një mungese shtatëvjeçare. Është ajo Madama Butterfly e Puccinit në datat 3 dhe 5 prill 2014 e vënë në skenë me regji të Nikolin Gurakuqit dhe dirigjent Bujar Llapaj. Interpretuesit e tjerë të operës janë Mariana Leka, Armaldo Kllogjri, Vikena Kamenica, Irida Dragoti, soprano e re, një tjetër shqiptare e Italisë, Ylber Gjini, Armando Likaj, Sidrit Bejleri, Genc Vozga, etj. Skena dhe kostumet janë të Eriona Xhanarit, dirigjenti i korit, Dritan Lumshi. Kalendari i plotë i vënies në skenë të kësaj opere në TKOB është 3, 5, 7, 9 prill 2014 në orën 19.00.

Ermonela Jaho është sot ndër sopranot më të kërkuara. Ka ardhur në Itali që në vitin 1993, dhe këtu ka marrë krahët fluturimi i saj drejt skenave më prestigjioze të botës, mes të cilave Teatro alla Scala në Milano e Arena e Veronës, Royal Opera House Covent Garden në Londër, Metropolitan Opera në New York, Bayerische Staatsoper  në  Munih, Staatsoper në Berlin, Teatro San Carlo në Napoli, l’Opernhaus në Cyrih, Opéra National në Lion, Teatri i Operës në Këln etj. Ndër rolet e saj më të arrira, veç Madama Butterfly, edhe Violetta e Traviatës, Manon, Anna Bolena, Boheme, Don Carlos, Luisa Miller, Giulietta.

Mussolini nuk është më qytetar nderi i Torinos

Malattie professionali. “Stranieri poco informati, molto meno degli italiani”