in

Facebook, “kombi” i tretë në Botë për numër banorësh

Janë tashmë mbi një miliard përdoruesit e rrjetit online social më të famshëm në botë Facebook

Në qoftë se Facebook do të përfaqësonte një shtet, atëherë do të ishte i treti në botë pas Kinës me 1,34 miliardë dhe Indisë me 1,17 miliardë. Personat që lidhen të paktën një herë në muaj në  rrjetin online social më të famshëm në botë janë tashmë më shumë se 1 miliard. Facebook është krijuar në vitin 2004 dhe ka pasur një rritje marramendëse në këto tetë vjet jetë:  përdoruesit e tij arritën në 100 milionë në vitin 2008, dhe në gjysmë miliardi në vitin 2010.

Më shumë se gjysma e banorëve të Facebook-ut, 522 milionë persona hyjnë në rrjetin e famshëm social çdo ditë ndërsa 600 milionë hyjnë në Facebook përmes celularit. Miqësitë e lidhura në Facebook janë 140,3 miliardë, numërohen 1,13 trilion “Më pëlqen”, janë 219 miliardë fotografitë e vëna në rrjet për t’u parë nga miqtë.

Përdoruesit më të shumtë të Facebook-ut janë nga ShBA, 166 milionë, më pas renditet Brazili me 58 milionë, Meksika 58 milionë, India 55 milionë dhe Indonezia 47 milionë.

Në Itali 14 milionë përdorues lidhen çdo ditë në Facebook (dyfishi i atyre që dëgjojnë radion për shembull), dhe thuajse 22 milionë lidhen të paktën një herë në muaj.

Lecce. Dhjetë vjet burg 38-vjeçarit për dhunë seksuale në familje

Sanatoria. Celulari do të nxjerrë të huajt nga balta