Deputetja e Parlamentit Evropian, Tanja Fajon përshëndet vizitën e kryeministrit Edi Rama në Beograd si hap të rëndësishëm për të ardhmen e gjithë rajonit.
“Përshëndes vizitën historike të kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama në Serbi. Kjo paraqet hap të guximshëm për të ardhmen e të gjithë rajonit” shkruan eurodeputetja Fajon në Twitter.
Pozdravljam istorijsku posetu premiera #Albanije @ediramaal u #Srbiji. To predstavlja hrabar korak za budućnost celog regiona @srpskavlada.
— Tanja Fajon (@tfajon) 10 Novembre 2014