Nuk i njohin statusin e refugjatit dhe i tërheqin lejen që i kishin dhënë në pritje të procedurës. 27-vjeçari kosovar falsifikon fotokopjen dhe e përdor për t’u punësuar
Romë, 4 shtator 2012 – Lejeqëndrim “fai da te” për të qëndruar në Itali. Është rasti i një qytetari kosovar 27 vjeç që është dëbuar sepse përdorte një dokument qëndrimi të falsifikuar.
I ardhur në Itali në vitin 2008, kishte kërkuar në kuesturën e Brescias një leje qëndrimi për motive humanitare, por Komisioni për njohjen e statusit të regfugjatit i kishte hedhur poshtë kërkesën dhe më pas edhe ankimimin. Për këtë arsye, Kuestura e Brescias i ka tërhequr edhe lejen e qëndrimit që i kish dhënë në pritje të njohjes së statusit, dokument që skadonte në shkurt 2012.
Por i riu kosovar, në vend që të largohej nga Italia, ka falsifikuar një fotokopje të lejes së tij të qëndrimit, i ka ndërruar edhe datën e skadencës dhe e ka përdorur për t’u punësuar në një ndërmarrje të Ternit.
Kish nisur të punonte në Romë kur i kanë mbërritur agjentët e Zyrës së Imigracionit që e kanë çuar në CIE të Barit, për ta riatdhesuar më pas në Kosovë.
Djali ndoshta nuk e ka ditur që kush punëson të huaj është i detyruar t’i komunikojë punësimin edhe kuesturës dhe kjo e ka pasur të lehtë të kuptojë që dokumenti i qëndrimit nuk ishte i vërtetë.
27-vjeçari jo vetëm riatdhesohet por edhe merr padinë për përdorim dokumentacioni të rremë.