in

Familja “normale” me 134 kg drogë në bagazh nga Durrësi në Bari

Arrestohet në Bari një kosovar sapo zbret nga trageti që vinte nga Durrësi

 

Romë, 3 nëntor 2015 – Ndoshta kanë menduar se duke qenë një familje, burrë e grua me dy vjaza të mitura, nuk do të binin në sy e do të kalonin lehtësisht kontrollet. Nuk u shkoi kështu. Financierët i kanë kontrolluar dhe kanë zbuluar plot 134 kg marihuanë të fshehura në makinë.

Ngjarja është e mëngjesit të sotëm kur një familje kosovare me nënshtetësi britanike kanë zbritur në portin e Barit nga anija e nisur nga Durrësi. Kanë qenë duke dalë nga porti kur financierët të vënë në dyshim nga rrjedhja e karburantit vendosën t’i kontrollojnë makinën imtësisht familjes. Zbuluan të fshehur mirë nën dyshemenë e veturës 251 pako me marihuanë për një sasi prej 134 kg.

Droga është sekuestruar e kosovari është arrestuar me akuzën e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

 

“Lejeqëndrim për dy vjet për ata që kanë humbur vendin e punës”

Imperia. I vënë flakën një salle bastesh, vdes një prej zjarrvënësve