in

Familjet Berisha dhe Berger jetojnë në dy botë të ndryshme

Një familje zvicerane dhe një tjetër nga Shqipëria: të dyja banojnë dhe punojnë në të njëjtin vend, por jetojnë në mënyrë kaq të ndryshme. Një sociolog shpjegon arsyet, ndërsa një punonjëse sociale e ka përjetuar në praktikë këtë gjë
Nga Peter Steiger, Berner Zeitung

Bergerët dhe Berishët nuk ekzistojnë në të vërtetë. Të dy emrat janë përdorur për të ilustruar familjet mesatare: Bergerët janë zviceranë, Berishët vijnë nga Shqipëria. Të dy familjet model jetojnë pranë njëra­ tjetrës, por janë kaq të ndryshme. Sociologu Francois Hoepflinger ka studiuar se si janë zhvilluar dy modelet e familjeve. Esther Hubacher e ka përjetuar në praktikë këtë ndryshim. Ajo është punonjëse sociale.

­Bergerët i përdorin të ardhurat e tyre për vete. Kurse tek Berishët, një pjesë shkon për familjen e zgjeruar. Ata dërgojnë para në Shqipëri tek prindërit, tek xhaxhai i sëmurë, tek kushëriri i papunë. “Në modelin e familjes europiano­ perëndimore dhe veriore, marrëdhëniet në çift dhe prind­ fëmijë janë shumë të rëndësishme,” thotë François Hoepflinger. “Strukturat klanore dhe farefisnore janë bërë gjithmonë e më të dobëta që nga mesjeta”. Esther Hubacher vlerëson avantazhet dhe dizavantazhet e modelit të zakonshëm në Europën lindore dhe jugore. “Solidariteti brenda familjes së zgjeruar është i madh. Por kush duhet të ndajë, e ka të vështirë që t’ia dalë financiarisht”.

­Le të supozojmë se të dy familjet kanë pretendime për ndihmë sociale: Berishët do kenë probleme me autoritetet. Bergerët kanë nevojë për këtë ndihmë që ta përdorin për vete. Por nëse familja Berisha e dërgon një pjesë të ndihmës për fisin, atëherë ka probleme. Autoritetet lokale nuk e miratojnë një ndihmë të tillë, që mbështet një fis të tërë dhe shkurtojnë përkrahjen.

­Të dy familjet kanë probleme me edukimin dhe arsimimin. Por kur është e nevojshme, Bergerët kërkojnë këshilla. Berishët nga ana tjetër kërkojnë t’i zgjidhin problemet në klan. Kjo mund të jetë e mirë, por edhe mund të shkojë keq. Klani i kërcënon dhe i ndëshkon anëtarët, sipas disa rregullave, që shpesh shihen si vetëgjyqësi.

­ Bergerët e kalojnë fundjavën me dy fëmijët e vegjël.Berishët mbledhin të gjithë fisin. “Në Evropën perëndimore dhe veriore dominon ideali që brezat e ndryshëm të jenë sa më shumë të ndarë nga njëri­ tjetri. Në lindje dhe në jug është legjitime ndërhyrja e fisit dhe brezave të tjerë,” shpjegon Hoepflinger. Kjo vlen edhe në rastin e zgjedhjes së partnerit në martesë, por kjo marrëdhënie dominon edhe kohën e lirë.

­ Gjyshja e Bergerëve shkon në azil, gjyshja e Berishëve shkon tek fëmijët e saj.Shifrat për Shqipërinë mungojnë, por nëse marrim si krahasim Greqinë, në vitin 2012 një studim zbuloi se vetëm 22 përqind e zviceranëve presin që familja të kujdeset për ta kur të plaken. Kurse në Greqi 66 përqind mendojnë se kujdesi ndaj tyre është detyrë e familjes.

­ Myslimanët Berisha shkojnë rrallë në xhami, siç Bergerët shkojnë rrallë në kishë. Megjithatë, feja luan rol të ndryshëm në familje. Krishterimi ka ndaluar shumë herët disa praktika, që fisi i forcon shumë, siç janë poligamia, martesa e fëmijëve apo blerja e nuses.

­ Nëse një Berger martohet me një Berishë, ka sherr në sfond.Esther Hubacher thotë se bashkëshortët zviceranë zemërohen kur familja e madhe kërkon para. Nga ana tjetër, Berishët zemërohen kur dikush nga fisi martohet pa pëlqimin e tyre. Në Zvicër njerëzit martohen nga dashuria. Ose të paktën kështu duhet të jetë. “Që nga shekulli i 18­ të, tek ne dominon gjithmonë e më shumë ideali i dashurisë,” thotë François Hoepflinger.

­ Në fund të fundit, Berishët e rinj tallen me problemet e prindërve të tyre dhe zemërohen. “Diferencat vijnë duke u ngushtuar,” thotë Hubacher. “Këta mund ta shohim me brezin e dytë të emigrantëve italianë, që janë plotësisht të integruar”.

Kur kohezioni i klanit shkatërrohet dhe të rinjtë nuk u përmbahen rregullave të të vjetërve, lindin probleme të reja.

Artikulli në origjinal: Berishas und Bergers leben in verschiedenen Welten

“Tirana e Albania”, për t’u treguar italianëve vendin turistik përballë

Flukset. Nisen kërkesat për punonjësit e EXPO 2015