Roma 8 tetor 2010 – “Ministria e Jashtme Italiane pret me kënaqësi të madhe votën e Parlamentit europian në favor të heqjes së vizave për në Bashkimin Europian për qytetarët e Shqipërisë dhe të Bosnjës”. Këtë bën të ditur me një komunikatë shtypi, Farnesina, siç njihet ndryshe ministria e drejtuar nga Franco Frattini. “Është një sinjal pozitiv e konkret hapjeje, veçanërisht pozitiv ndaj popujve të atyre vendeve, që konfirmon aspiratat e tyre të drejta të afrimit me Europën” ka pohuar ministri Frattini.
“Kjo votë – ka përfunduar Franco Frattini – përfaqëson edhe një njohje e plotë të angazhimit të vazhdueshëm të Italisë në procesin e integrimit të vendeve të Ballkanit perëndimor në Europë dhe një hap vendimtar për konsolidimin e procesit të stabilizimit të një rajoni shumë pranë nesh”.
Lexo edhe: PE miraton heqjen e vizave për Shqipërinë dhe Bosnjën