in

Firence: Palestra nuk pranon shqiptarët

Romë, 13 prill 2011 – Mediat lokale të Firencës kanë botuar ditët e fundit një lajm mbi një episod të rëndë diskriminimi. Në një palestër të zonës Rifredi në Firence një djalë me emrin Steven, nuk është pranuar në palestër sepse është shqiptar. Drejtuesit e palestrës janë sjellë ndryshe me shokun e ngushte italian të Steven. Padia ka mbërritur nga Francesco Brandani, babai i te riut italian i cili ka ngritur me forcë zërin kundër kësaj padrejtësie.

Ai rrëfen se kur kanë shkuar për të regjistruar djalin e tyre në palestër nuk kanë hasur asnjë problem. Por kur i kanë përmendur që bashkë më të do të regjistrohej dhe një djalë shqiptar, u është thënë që për të nuk ka vend sepse kombësia shqiptare për ta përbën një problem.

“Këto episode duhen paditur, – thotë Francesco Brandani – sepse mjafton pak të biesh në pozicione raciste, por duhen dhjetëvjeçarë për të dalë”.

Romë, 5mijë euro për legalizime të rreme emigrantësh

Shpallet lista përfundimtare e zgjedhësve