in

Firence. Zihen për fjalë hedhur një vajze. Vdes 21-vjeçari Tusha

Shahin Tusha ka ndërruar jetë në spitalin e Careggit për hemorragji në kokë. Mëngjesin e djeshëm ishte përfshirë në një përleshje të egër mes 15 vetësh gjatë cilës ishte qëlluar me shufër hekuri

Romë, 14 dhjetor 2012 – Shahin Tusha i goditur në kokë me një shufër hekuri dje në mëngjes ka ndërruar jetë në spital brenda 24 orëve. Ishte vetëm 21 vjeç, punëtor, dhe pa asnjë problem me drejtësinë. Hetuesit po kërkojnë të kapin agresorët e tij, sipas dëshmive dhjetë vetë, edhe ata emigrantë.

Episodi në të cilin ka mbetur i palgosur rëndë Tusha ka ndodhur në një lokal nate të Sesto Fiorentinos mëngjesin e të enjtes rreth orës 4, kur ai bashkë me katër miq të tij është ndeshur me dhjetë të tjerë për disa fjalë të tepruara hedhur një vajze. Fillimisht 15 të rinjtë kanë bërë fjalë në lokal por më pas kur Tusha me këtër shokët e tij kanë dalë nga lokali kanë gjetur grupin tjetër që i priste i armatosur deri në dhëmbë me shufara hekuri e shishe të thyera.

Në përleshje e kanë pësuar keq Tusha e shokët e tij, më të paktë në numër e të paarmatosur. Kur në vendngjarje kanë mbërritur karabinierët, kanë gjetur vetëm Tushën të plagosur rëndë e shokët e tij, të plagosur edhe ata por lehtë. Tusha është çuar menjëherë në spitalin e Careggit ku nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve në kokë e ka ndërruar jetë mbrëmë për hemorragji të brendshme. Katër shokët e tij janë arrestuar për përleshje në rrethana rënduese e po punohet për identifikimin, gjetjen dhe arrestimin e dhjetë agresorëve. 

Efektet e krizës globale në Shqipëri

Arvizu: “Retorikat nacionaliste janë lojë e rrezikshme që minojnë stabilitetin”