in

Fiumicino. 55-vjeçari proteston duke kërcënuar vetëvrasjen: “Dua të më kthejnë fëmijët”

Romë, 3 gusht 2015 – Një shqiptar 55 vjeç ka gjetur një mënyrë origjinale dhe të rrezikshme për t’i kërkuar publikisht të shoqes, nga e cila po ndahet, ta lejojë të takohet me fëmijët.

Sot rreth orës 13.15, ai ka hipur mbi një tabelë të lartë të sinjalistikës rrugore, në të hyrë të aeroportit Leonardo Da Vinci, dhe ka kërcënuar të hidhet poshtë, nëse e shoqja nuk e lejon të takohet me fëmijët. Fatmirësisht është bindur të zbresë brenda pak minutave nga zjarrfikësit që kanë shkuar në vendngjarje të thirrur nga forcat e Policisë.

Fillimisht është dërguar në spitalin Grassi të Ostias për të vlerësuar gjendjen e tij shëndetësore ndërsa tani gjendet në zyrat e policisë së Kufirit që po shqyrton mundësinë e paditjes për ndërprerje të pajustifikuar të shërbimit publik.

Duket se 55-vjeçari, i lindur në Shqipëri, që në Itali ka hyrë nga Nica me pasaporto franceze, duhet të largohet po sot, në drejtim të Nicës. Akoma nuk bëhet e ditur nëse ka arritur gjë me gjestin e tij, edhe pse vështirë të mendohet se zgjidh gjë në këtë mënyrë.

Shqiptari i Italisë
(Ndiqni Shqiptariiitalise.com edhe në Facebook dhe Twitter)

Pse nuk e ngre kokën turizmi shqiptar?

UEFA: Kukësi humbet në tavolinë ndeshjen e ndërprerë për arsye sigurie në fushë