in

FLI “do të votojmë në favor të programit 5-pikësh të Berlusconit”

Kryeministri paraqet një program me pesë pikë, ku nuk mungon tema e sigurisë dhe e imigracionit klandestin, me të cilin do të kërkojë votëbesimin në Parlament për qeverinë që drejton duke kërcënuar që nëse nuk merr shumicën e votave, në dhjetor do të shkohet në  zgjedhje të parakohshme. “Mbështesim këtë program në 95% të tij, ndaj padyshim që do të votojmë për në favor të tij”, ka deklaruar Italo Bocchino, kryetar i grupit të FLI-së së Finit

Romë, 21 gusht 2010 – Nga ‘Futuro e Libertà per l’Italia’ (FLI) forca e re politike e Gianfranco Finit, që u shkëput së fundi nga mazhoranca e kryeministrit Silvio Berlusconi, u njoftua se do ta votëbesojnë përsëri qeverinë mbi bazën e programit prej pesë pikësh që kryeministri paraqiti dje duke kërcënuar “ose mbështeten këto pesë pika dhe qeverisë i jepet votëbesimi, ose do të ketë zgjedhje të parakohshme në dhjetor”. Këto pesë pika, mbi të cilat në shtator Berlusconi do të kërkojë në parlament t’i përtërihet votëbesimi ekzekutivit që ai drejton janë federalizmi fiskal, tatim-taksat, Jugu i Italisë, sistemi i drejtësisë dhe siguria e imigracioni. 

“Mbështesim këtë program në 95% të tij, ndaj padyshim që do të votojmë për në favor të tij”, ka deklaruar Italo Bocchino, kryetar i grupit të FLI-së, grup i krijuar më 30 korrik pikërisht me ‘rebelët e PDL-së’ të mbledhur rreth Finit. “I gjithë debati i madh për mbajtjen ose jo të zgjedhjeve të parakohshme duket i pajustifikuar: do të ecim të qetë përpara gjatë gjithë legjislaturës”, ka shtuar Bocchino.

Fini u shkëput nga PDL-ja, duke u shprehur se ishte dëbuar prej saj nga Berlusconi, dhe u pasua në veprimin e tij nga 33 deputetë dhe 10 senatorë me të cilët formoi grupin parlamentar Futuro e Libertà per l’Italia, duke e privuar qeverinë e Berlusconit nga shumica absolute e garantuar që kishte në Dhomën e Deputetëve.

(red.)

Nënë Tereza: veprimtari të ndryshme në 100-vjetorin e lindjes

1979 – Kur Nënë Tereza për Shqipërinë ishte “agjente e Vatikanit”