Punëdhënësit që dëshirojnë të marrin në punë të huaj nga vendet që kanë kuota të rezervuara, si Shqipëria për shembull, mund t’i paraqesin kërkesat duke filluar nga ora 8:00 e 31 janarit 2011.
Punëdhënësit që dëshirojnë të marrin në punë bashkëpunëtorë familjarë nga vendet që nuk kanë kuota, mund t’i paraqesin kërkesat duke filluar nga ora 8:00 e 2 shkurtit 2011.
Punëdhënësit që dëshirojnë të marrin në punë në sektorët e tjerë, të huaj nga vendet që nuk kanë kuota, mund t’i paraqesin kërkesat duke filluar nga ora 8:00 e 3 shkurtit 2011.
Nuk është e qartë se cili është afati për ata që kërkojnë konvertimin e lejeqëndrimeve në leje për punë. Sipas leximit të Dekretit të Flukseve duhet të dërgojnë kërkesat brenda 31 janarit 2011 ata që vijnë nga një vend i përfshirë në listën e Dekretit, dhe më 3 shkurt 2011 ata që vijnë nga një vend për të cilin nuk parashikohen kuota të rezervuara. Është më logjike ama të mendohet që të gjithë të paraqesin kërkesat duke filluar nga ora 8:00 e datës 3 shkurt 2011. Mbi këtë pikë priten sqarime të mëtejshme nga Ministria e Punës dhe e Brendshme.
Në ligj është shkruar shprehimisht që do të pranohen kërkesat e paraqitura brenda 6 muajsh nga data e botimit të dekretit në Gazetën Zyrtare.
Kthehu në dosierin e flukseve 2010