in

Speciale: Dekreti i flukseve 2010

Më në fund qeveria nxori të shumëpriturin “Dekret të Flukseve” i cili autorizon hyrjen e 98.080 punonjësve josezonalë jokomunitarë “me banim” jashtë Italisë.

Në Itali mund të punësohet një shtetas jokomunitar vetëm nëse ai ka një lejeqëndrim të përshtatshëm, si për shembull lejeqëndrim për arsye familjare, për punë të varur josezonale, për studim (maksimumi mund të punësohet për 20 orë në javë e gjithsesi jo mbi 1040 orë në vit), si refugjat politik, për arsye humanitare etj. Në rastet e tjera (si për shembull për të huajt që ndodhen në Itali për motive turistike apo për periudha të shkurtra qëndrimi) punëdhënësi duhet detyrimisht të presë nxjerrjen e dekretit të flukseve e të kërkojë pra, paraprakisht, nulla osta për punë e më pas mund të vazhdojë procedurën e punësimit. Shtetasi jokomunitar për të cilin kërkohet nulla osta duhet të ndodhet jashtë Italisë ose të ndodhet në Itali rregullisht me lejeqëndrimi për arsye të tjera.

Gjithashtu Dekreti parashikon mundësinë e konvertimit të disa lejeqëndrimeve (për studime, për stazh, për kurse profesionale, për punë sezonale etj) në leje për punë të varur ose të pavarur.

Kërkesat mund të dërgohen duke filluar nga dita e vendosur nga Dekreti dhe vetëm pasi ky të jetë botuar në Gazetën Zyrtare. Nuk do të konsiderohen të vlefshme kërkesat e dërguara përpara ditës së caktuar.

Meqenëse kuotat caktohen duke respektuar rendin kronologjik, është themelore që kërkesa të dërgohet sa më shpejt, ditën e caktuar, me shpresë që të futet në kuota para se ato të mbarojnë. Për shembull në vitin 2007 kuotat e vëna në dispozicion mbaruan brenda 15 minutave pas fillimit të orarit të vendosur për dërgimin e kërkesave (ora 8.00).

Ja çfarë duhet të dini mbi dekretin e flukseve 2010:

Datat e paraqitjeve të kërkesave

Formularët e duhur për çdo lloj kërkese

Çfarë parashikon Dekreti i Flukseve 2010

Kushtet e nevojshme për paraqitjen e kërkesës

Procedura e paraqitjes së kërkesës

Mbërrin dekreti i ri i flukseve

Shkarko ndarjen e kuotave në tabelë

Teksti i plotë i dekretit i botuar në Gazetën Zyrtare nr. 305 të 31 dhjetorit 2010

Qarkorja shpjeguese e ministrive të Brendshme dhe të Punës mbi dekretin

 

Flukset 2010: Afatet për paraqitjen e kërkesave

Ngjyrat e trengjyrëshit