Hyrje për punë të varur dhe bashkëpunim shtëpiak për kombësitë e rezervuara
Në kuadrin e kuotave të hyrjes për punë, parashikohen 52.080 vende për punë të varur, të rezervuara vetëm për shtetasit jokomunitarë të vendeve të mëposhtme:
4.500 Shqipëria; 1.000 Algjeria; 2.400 Bangladeshi; 8.000 Egjipti; 4.000 Filipinet; 2.000 Gana; 4.500 Maroku; 5.200 Moldavia; 1.500 Nigeria; 1.000 Pakistani; 2.000 Senegali; 80 Somalia; 3.500 Sri Lanka; 4.000 Tunizi; 1.800 India; 1.800 Peruja; 1.800 Ukraina; 1.000 Niger; 1.000 Gambia; 1.000 vende të tjera jo në BE që arrijnë marrëveshje me Italinë.
Kujdes: kur të mbarojnë kuotat e rezervuara për qytetarët jokomunitarë që vijnë nga vendet e mësipërme, nuk është e mundur të paraqiten kërkesa duke shfrytëzuar kuotat e tjera të parashikuara nga Dekreti i Flukseve.
Hyrja e bashkëpunëtorëve familjarë dhe e kujdestarëve (kombësi jo të rezervuara)
Është parashikuar një kuotë e mëtejshme prej 30.000 vendesh për shtetasit jokomunitarë që nuk i përkasin vendeve të përmendura më sipër (për shembull rusët) vetëm për të punuar si bashkëpunëtorë familjarë, kujdestarë të moshuarish ose fëmijësh.
Hyrja e punonjësve të përgatitur jashtë
Gjithashtu është rezervuar një kuotë për shtetasit jokomunitarë që kanë ndjekur programe formimi dhe arsimimi në vendet e tyre (4.000 vende) dhe një kuotë prej 500 vendesh për punonjësit e varur ose të pavarur me origjinë italiane (që kanë prindër, gjyshër ose stërgjyshër italianë) me banim në Argjentinë, Uruguai, Venezuelë ose Brazil, të futur në listat e punonjësve të krijuara pranë konsullatave përkatëse italianë.
Konvertimi në leje për punë
Përveç hyrjeve për punë Dekreti i Flukseve ka parashikuar mundësinë e konvertimit të 11.500 lejeqëndrimesh në po aq leje për punë, të ndara si në vijim:
Mund të konvertohen në leje për punë të varur:
3.000 lejeqëndrime për studim;
3.000 lejeqëndrime për përgatitje profesionale/stazhe;
4.000 lejeqëndrime për punë sezonale;
1.000 lejeqëndrime CE për qëndrues afatgjatë të lëshuara nga shtete të tjera të Bashkimit Europian.
Mund të konvertohen në leje për punë të pavarur:
500 lejeqëndrime CE afatgjata që i janë lëshuar shtetasve jokomunitarë nga shtete të tjera të Bashkimit Europian.
Kthehu në dosierin e flukseve 2010